Ministri Lutkov për vizitë pune në Ohër
- Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov do të qëndrojë sot për vizitë pune në Ohër.
Shkup, 24 prill 2026 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov do të qëndrojë sot për vizitë pune në Ohër.
Lutkovi do ta vizitojë Kalanë e Samuilit ku është paraparë deklaratë për media, pas së cilës vizitën do të vazhdojë në lokalitetin Mançevci në qendrën e vjetër të qytetit të Ohrit.
Më parë, ai do të mbajë konferencë shtypi me rastin e shpalljes së programit të edicionit të 66-të të Festivalit "Vera e Ohrit".
FOTO: arkivi