Ministri Limani në takim me zëvendëskryeministren shqiptare Koçiu
- Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani sot në Tiranë realizoi takim me zëvendëskryeministren shqiptare Albana Koçiu, ku, sipas Limanit, u bë fjalë për përforcimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në sferën e politikave sociale, demografisë dhe përforcimin e të rinjve.
Tiranë, 13 mars 2026 (MIA) - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani sot në Tiranë realizoi takim me zëvendëskryeministren shqiptare Albana Koçiu, ku, sipas Limanit, u bë fjalë për përforcimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në sferën e politikave sociale, demografisë dhe përforcimin e të rinjve.
"Rajoni ynë ka nevojë për politika që sjellin mbështetje reale për familjet, më shumë mundësi për të rinjtë dhe mbrojtje më të fortë sociale për qytetarët. Për këtë arsye bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona është më i rëndësishëm kurrë", publikoi Limani në Fejsbuk.
Ai shtoi se kur bashkëpunojnë institucionet dhe lidershipi politik, përfituesit e vërtetë janë qytetarët.
Publikim për lajmin ka edhe ambasadori shqiptar në vendin tonë, Denion Meidani, i cili e ka shoqëruar Limanin.
"Diskutuam për zhvillimet në rajon, bashkëpunimin mes vendeve tona dhe projektet me interes të përbashkët. Në qendër të bisedës ishte gjithashtu rëndësia strategjike dhe progresi i Korridorit VIII, avancimi i procesit të integrimit evropian dhe nevoja për zbatim të plotë e konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit", qëndron në publikimin e Meidanit në Fejsbuk.

Ministri Limani në Tiranë u takua edhe me zëvendësministren për Evropë dhe Punë të Jashtme, Vilma Premti.
Biseduam për mundësinë për vizitë të shpejtë të Premtit në vendin tonë, si dhe për iniciativa të veta për bashkëpunim mes institucioneve të dy vendeve. bsh/
Foto: Limani/Meidani në Fejsbuk