• сабота, 16 мај 2026

Ministri i Tregtisë dhe Integrimeve të Kazakistanit, Arman Shakaliev për vizite pune në vend

Ministri i Tregtisë dhe Integrimeve të Kazakistanit, Arman Shakaliev për vizite pune në vend

Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Ministri i Tregtisë dhe Intgerimeve të Republikës së Kazakistanit, Arman Shakaliev sot qëndron për vizitë pune në vend, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në kuadër të vizitës është parashikuar që ministri i Punëve të Jahstme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski të realizojë takim kokë më kokë me ministrin kazak, pas së cilës do të pasojë një seancë plenare e dy delegacioneve zyrtare, e përcjellë me deklaratën e përbashkët për mediat.

Në takim pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për intensifikimin e tyre, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Siç është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Shakaliev do të kryesojë një delegacion biznesmenësh nga Kazakistani, i cili do të marrë pjesë në një Forumin e biznesit me përfaqësues të komunitetit afarist të vendit.

Në takim pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për intensifikimin e tyre, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. mb/

Foto: Qeveria e Kazakistanit 

Остани поврзан