• петок, 15 мај 2026

Ministri i Bujqësisë, Tripunovski vizitoi Josifovën dhe Balinicën në komunën e Vallandovës

Ministri i Bujqësisë, Tripunovski vizitoi Josifovën dhe Balinicën në komunën e Vallandovës

Shkup, 15 maj 2026 (MIA) - Gjendja aktuale në bujqësi, blerjen, ujitjen dhe masat që po ndërmarrim për të mbështetur prodhimin vendas ishin tema diskutimi gjatë vizitës së djeshme të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Trupunovski, në Josifovë dhe Balincë në komunën e Vallandovës.

Vizita ishte në kuadër të fushatës "Zërin që e dëgjojmë - më e mira e Maqedonisë", ndërsa për këtë ministri informoi përmes Fejsbukut. 

"Sonte vizitova Josifovën dhe Balincën në komunën e Vallandovës, në kuadër rë fushatës "Zërin që e dëgjojmë - më e mira e Maqedonisë". 

Diskutuam për gjendjen aktuale në bujqësi, blerjen, ujitjen dhe masat që po ndërmarrim për të mbështetur prodhimin vendas. Vazhdojmë të punojmë në interes të bujqëve, bujqësia e zhvilluar do të thotë një e ardhme e sigurt për vendin", shkroi Tripunovski. rq/

Foto: FB Cvetan Tripunovski

Остани поврзан