• сабота, 16 мај 2026

Ministri Hoxha në Forumin Ndërkombëtar për Ujërat në Stamboll

Ministri Hoxha në Forumin Ndërkombëtar për Ujërat në Stamboll

Shkup, 5 maj 2026 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, do të marrë pjesë në Forumin e 5-të Ndërkombëtar të Ujërave, i cili mbahet në Stamboll, Republika e Turqisë.

Ministria informon se Hoxha do të marrë pjesë në tryezën ministrore, ku do të diskutohen sfidat kryesore që lidhen me menaxhimin e burimeve ujore, forcimin e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

"Forumi paraqet një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe politikave ndërmjet vendimmarrësve, ekspertëve dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, me qëllim sigurimin e menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave dhe mbrojtjen afatgjate të burimeve ujore", kumtoi MMJPH. sa/

Foto: MIA arkivi

 

 

Остани поврзан