• вторник, 20 јануари 2026

Ministrat e eurozonës sot bisedojnë për vendosjen euros në Bullgari

Ministrat e eurozonës sot bisedojnë për vendosjen euros në Bullgari

 Bruksel, 19 janar 2026 (MIA) - Komisari evropian për Çështje Ekonomike Valdis Dombrovskis sot deklaroi se vendosja e euros në Bullgari është një hap i madh për vendin dhe një zhvillim pozitiv për eurozonën.

 Ai theksoi se grupi evropian do të informohet sot për implementimin praktik të ndryshimeve që lidhen me euron në Bullgari.

Para fillimit të takimit të grupit evropian sot, Dombrovskis u tha gazetarëve se ministrat e financave të vendeve të eurozonës do të dëgjojnë ministren bullgare të financave në largim, Temenushka Petkova. 

 Paraprakisht, Ministria bullgare e Financave njoftoi se programi parashikon një raport mbi procesin e vendosjes së monedhës së vetme evropiane në Bullgari nga ministrja Petkova, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane.

 Sipas Dombrovskis, në takim do të shqyrtohen edhe zhvillimet e fundit gjeopolitike. Duhet të përmendet se Bashkimi Evropian përjeton  me Danimarkën dhe Grenlandën dhe mbështet parimin e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të tyre, tha Komisari evropian. Ai i vlerësoi si të papranueshme kërcënimet për tarifa të bëra nga presidenti amerikan Donald Tramp, i cili shprehu gatishmërinë e tij për të vendosur taksa shtesë për vendet që mbështesin Grenlandën në mosmarrëveshjen me Uashingtonin.

 "Nuk duhet të harrojmë se Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve është më i madhi në botë. Edhe Bashkimi Evropian edhe ShBA kanë shumë për të humbur, kështu që duhet të kërkohet një zgjidhje konstruktive brenda kornizës së së drejtës ndërkombëtare", theksoi Dombrovskis. Mundësitë për përgjigje nuk përjashtohen, duhet të përgjigjemi urgjentisht, shtoi ai, duke iu referuar reagimit të mundshëm nga pala evropiane nëse Uashingtoni zbaton kërcënimet e drejtuara.

 Teksti i BTA-së

 

Остани поврзан