Milanoviq: Anëtarësimi në BE është një "dekorim", Maqedonia është shtet dhe kjo është më së shumti që mund të kesh
- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, deklaroi se ka rezerva ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke vlerësuar se mekanizmat e propozuar nuk janë të drejtë dhe nuk janë transparentë.
Zagreb, 24 mars 2026 (MIA) – Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, deklaroi se ka rezerva ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke vlerësuar se mekanizmat e propozuar nuk janë të drejtë dhe nuk janë transparentë.
Milanoviq, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova në Zagreb, theksoi se qëndrimet e Kroacisë ndaj Maqedonisë janë të qarta, të hapura dhe miqësore, duke theksuar se mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura dhe se i mbështet ambiciet evropiane të Maqedonisë së Veriut,
Duke folur për procesin e vendimmarrjes në BE, Milanoviq theksoi se unanimiteti mbetet një parim kyç, i përcaktuar në aktet themelore të Unionit, dhe se ndryshimi i tij është praktikisht i pamundur pa një konsensus të gjerë.
Sipas tij, idetë për heqjen e unanimitetit në disa faza të procesit përbëjnë një presion ndaj shteteve që kanë rezerva.
"Në fund, vendimi për pranimin e një anëtari të ri përsëri do të jetë unanim, gjë që hap hapësirë për bllokada, tha ai, duke shtuar se një sistem i tillë tregon disfunksionalitetin dhe egoizmin e shteteve brenda BE-së.
Në kontekstin e eurointegrimit të Maqedonisë, ai përdori një metaforë duke thënë se procesi nuk është “maratonë”, por një “luftë gladiatorësh” me kushte të pabarabarta.
"Maqedonia është një shtet, dhe kjo është më së shumti që mund të kesh. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një dekorim, dhe njerëzit shpesh synojnë dekorime", deklaroi Milanoviq, duke shtuar se fjalimi i tij ka për qëllim të nxisë debat.
Ai gjithashtu theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund të shihet më vetëm si një projekt paqësor dhe se po përballet me sfida serioze në funksionimin e tij. ls/
Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova