Micotakis për tragjedinë në Koçan: Greqia është e gatshme të ndihmojë në këtë kohë të vështirë
- Ngushëllime për jetët e humbura dhe gatishmëri të Greqisë për të ndihmuar pas tragjedisë në Koçan, shprehu kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis përmes platformës Iks, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 16 mars 2025 (MIA) - Ngushëllime për jetët e humbura dhe gatishmëri të Greqisë për të ndihmuar pas tragjedisë në Koçan, shprehu kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis përmes platformës Iks, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
"Ngushëllime të sinqerta popullit të Maqedonisë së Veriut për jetët e humbura në zjarrin tragjik në Koçan. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre, kurse të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Greqia është e gatshme të ndihmojë në këtë kohë të vështirë", shkroi Micotakis.
Paraprakisht, gatishmërinë e Greqisë për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme, duke përfshirë ekipet e shpëtimit dhe ndihmën mjekësore, e ka shprehur ministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis në një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Moutsunski.
Tragjedia në Koçan mëngjesin e sotëm është lajm kryesor në mediat në Greqi. ls/