Mickoski - Uitaker: Veprim i përbashkët si përgjigje ndaj kërcënimeve bashkëkohore të sigurisë
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me Methju G. Uitaker, përfaqësues i përhershëm i SHBA-së në NATO, ku u bisedua për përforcimin e bashkëpunimit në kuadër të Aleancës, si dhe për sfidat aktuale të sigurisë dhe prioritetet e përbashkëta në drejtim të avancimit të stabilitetit rajonal dhe global.
Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me Methju G. Uitaker, përfaqësues i përhershëm i SHBA-së në NATO, ku u bisedua për përforcimin e bashkëpunimit në kuadër të Aleancës, si dhe për sfidat aktuale të sigurisë dhe prioritetet e përbashkëta në drejtim të avancimit të stabilitetit rajonal dhe global.
"Në takim e kemi theksuar rëndësinë për koordinim të vazhdueshëm, partneritet dhe veprim të përbashkët në përgjige ndaj kërcënimeve bashkëkohore të sigurisë", ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
Takimi, siç thekson, është pjesë e përpjekjeve për thellimin e aleancës dhe avancimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes. bsh/
Foto: Fejsbuk profili i Hristijan Mickoskit