• петок, 13 март 2026

Mickoski sot pasdite në takim me tregtarët dhe përfaqësuesit e marketeve

Mickoski sot pasdite në takim me tregtarët dhe përfaqësuesit e marketeve

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski sot pasdite do të ketë takim me tregtarët dhe përfaqësuesit e marketeve. Siç deklaroi sot, takimi është caktuar për në orën 16:00. 

Mickoski tha se ka porosi dhe argumente të qarta të cilat do t’i thotë në takim. 

“Kemi çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon, nuk ka goditje të çmimeve dhe furnizimi me naftë dhe derivate të naftës nuk është vënë në pikëpyetje. Kompanitë furnizuese kanë rezerva të mjaftueshme, inflacioni është më i ulëti në rajon. Situata në vend është absolutisht normale, do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Fillimi i vitit është premtues sipas të gjithë treguesve dhe parametrave, por ne vazhdojmë të punojmë në interes të standardit të jetesës së qytetarëve. Kam porosi dhe argumente të qarta për takimin e sotëm me tregtarët”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me investitorët e huaj në vend. fc/

Foto: MIA

 


 
 
 
 
 
 

Остани поврзан