Mickoski: Situata me derivatet e naftës është e qëndrueshme dhe e pandryshuar, çmimet do të mbeten të njëjta ose do të ulen
- – Situata me derivatet e naftës është e qëndrueshme dhe e pandryshuar. Rezervat e naftës janë ashtu siç ishin para fillimit të krizës, nuk është shpenzuar asnjë litër – deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Duke i ndjekur çmimet e bursave të derivateve të naftës, tha se sipas gjitha gjasave çmimet e karburanteve në vend do të mbeten të njëjta ose do të ulen.
Shkup, 15 prill 2026 (MIA) – Situata me derivatet e naftës është e qëndrueshme dhe e pandryshuar. Rezervat e naftës janë ashtu siç ishin para fillimit të krizës, nuk është shpenzuar asnjë litër – deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Duke i ndjekur çmimet e bursave të derivateve të naftës, tha se sipas gjitha gjasave çmimet e karburanteve në vend do të mbeten të njëjta ose do të ulen.
Në lidhje me tubacionin për transport të derivateve të naftës, tha se edhe në të ka qarkullim të naftës.
“Situata është e qëndrueshme, e pandryshuar, konsumi është i njëjtë, nuk po bie. Kemi ditë me mbi dy milionë litra kur nafta dizel dhe pa plumb u ofrohen qytetarëve tanë, por edhe vendeve fqinje. Fakti numër 2, kemi çmimet më të ulëta të karburantit në rajon deri tani. Fakti numër 3, i vetmi vend në këtë javë të rregulluar që ul çmimet e naftës dhe benzinës. Fakti numër 4, jemi të qëndrueshëm si kurrë më parë, Fakti numër 5, nuk gjunjëzohemi më për të kërkuar mëshirë. Kështu do të vazhdojë të punojë kjo Qeveri, në mënyrë të qëndrueshme në interes të qytetarëve”, tha Mickoski.
Për atë nëse pas 20 prillit Qeveria do ta vazhdojë masën për TVSH të ulur për derivatet e naftës, Mickoski tha se nga ajo që e ndjek, të paktën do të mbeten çmimet e karburanteve, ndërsa ka mundësi për ulje shtesë në javën e ardhshme.
“Të paktën këtë mëngjes po i ndjek, po lëvizin në një nivel prej 90-91 dollarësh për fuçi si për produktin amerikan VTI ashtu edhe për produktin ‘Brend’. Po i ndjek minutë pas minute dhe pres që të kemi ulje edhe të hënën. Sa i përket situatës së krizës, në seancën e djeshme të qeverisë u mor vendimi për ta zgjatur atë për një periudhë të caktuar. Do të kemi mbledhje shtesë, në të cilën do të miratojmë masë që tatimi mbi vlerën e shtuar të mbetet ende 10 për qind në vend të 18 për qind, varësisht nga çmimet në bursa, kështu do të jenë edhe akcizat. Ekziston, në përputhje me ligjin, se sa duhet të jenë ato zbritje”, tha Mickoski.
Lirimi me “Oktën”, siç tha, është dakorduar deri në fund të prillit, ndërsa negociohet edhe për karburantin dizel. “Kjo afërsisht 75 për qind të portofolit të përgjithshëm të konsumit, që të ketë të paktën edhe ndonjë zbritje shtesë. Do të shohim, mendoj se po bëjmë përpjekje që të nxjerrim edhe një denar më pak për litër”, tha Mickoski. fc/
Foto: MIA