• сабота, 16 мај 2026

Mickoski: Rritja e çmimeve të produkteve në objektet me pakicë është afërsisht 0,4 për qind, çmimi i bukës nuk është rritur

Mickoski: Rritja e çmimeve të produkteve në objektet me pakicë është afërsisht 0,4 për qind, çmimi i bukës nuk është rritur

Shkup, 15 prill 2026 (MIA) - Kryeministri, Hristijan Mickoski, deklaroi se pas analizave të bëra, është arritur në përfundimin se rritja e çmimeve të produkteve në objektet me pakicë është afërsisht 0,4 për qind. Sa i përket marzheve të fitimit, ato, tha kryeministri, janë ulur. Për bukën, Mickoski tha se nuk ka rritje të çmimit, por madje ka ulje të çmimit, dhe se në bisedimet me mullixhinjtë është theksuar se çmimi i bukës duhet të mbetet i njëjtë ose të bëhet më i lirë.

"Ne analizuam katër rrjete supermarketesh dhe çmimet e 55 produkteve dhe bazuar në krahasimin që bëmë midis çmimeve nga 1 shkurti dhe 1 prilli, arritëm në përfundimin se rritja e çmimeve është afërsisht për 0,4 për qind kur krahasojmë çmimet që gjetëm nga 1 prilli me çmimet nga 1 shkurti. Nga kjo analizë, kemi disa tregues për produkte të caktuara që kanë rritur çmimet e tyre me disa për qind, gjegjësisht me një numër dyshifror, të jem më i saktë, që do të thotë mbi 10 për qind. Dhe kur bëhet fjalë për marzhet e fitimit, mund të them se ato janë ulur krahasuar me 1 shkurtin më 1 pril", tha Mickoski.

Nëse më 1 shkurt, shpjegoi ai, marzhet mesatare të fitimit ishin pak mbi 15 për qind, sipas llogaritjeve të tyre, ato tani kanë rënë nën 15 për qind, dhe sipas shpërndarësve dhe marketet, shifra ishte e ndryshme.

"Tani janë nën 15. Mendoj se janë diku rreth 14,7 për qind, do ta them përsëri, sipas matematikës sonë. Për momentin po mendojmë se si të dalim me çmime më të lira për një grup të caktuar produktesh, ku kemi një rritje përqindjeje dyshifrore dhe së shpejti do të dalim me një pozicion të tillë. Përndryshe, kemi edhe produkte, të cilat, për të qenë i sinqertë, janë më të lira. Krahasuam katër markete. Un nuk do të tregoja në detaje tani për çmimet e atyre marketeve, por ato markete janë "Zur", "Kiper", "Kam" dhe Vero", tha Mickoki, Sipas tij ajo analizë është bërë shumë thellë. 

Rritja dyshifrore e çmimeve, sipas Kryeministrit, është vërejtur te perimet, domatet, kastravecat, vezët...

Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, thotë se nuk duhet të ndiejmë një tronditje më të madhe çmimesh sepse përqindjae pjesës ku janë rritur shpenzimet e transportit nuk na jep të drejtë të supozojmë se do të kemi një kërcim të madh inflacionist muajin e ardhshëm sepse hyrja në çmimin përfundimtar të shpenzimeve të transportit krahasuar me çmimin e rritur të marzheve të dizelit dhe benzinës nuk është aq e madhe. "Po flasim për një deri në dy për qind", tha Mickoski, i cili ishte në promovimin e automjeteve për "Postën e Maqedonisë". ls/

 

 

 

Остани поврзан