Mickoski - Rexhepit: Përderisa është kjo Qeveri, të gjithë qytetarët do të paguajnë tatim, duhet të vendoset rend
- Kryeministri Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjes së deputetëve nga Skender Rexhepi theksoi se të gjithëq ytetarët, përderisa është kjo Qeveri, do të paguajnë tatim dhe se rendi duhet të vendoset.
Shkup, 30 prill 2026 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjes së deputetëve nga Skender Rexhepi theksoi se të gjithëq ytetarët, përderisa është kjo Qeveri, do të paguajnë tatim dhe se rendi duhet të vendoset.
Pyetja e tij drejtuar kryeministrit ishte pagimi i tatimit të qytetarëve rezidentë dhe jorezidentë, përkatësisht 183 ditë duhet të jenë në shtet që të paguajnë tatim, dhe e pyeti Mickoskin sipas cilat kritere i kanë ndarë qytetarët në rezidentë dhe jorezidentë.
"I refereoheni saktë vendimit të Gjykatës kushtetuese, por nuk e keni lexuar, lexojeni që të shihni se çfarë thotë Gjykata kushtetuese, e më pas mund të gjykojmë. Saktë, Gjykata kushtetuese thotë se nuk duhet të ketë ndarje në popullatë rezidenjte dhe jorezidente, por në regjsitrim të statistikës është vetëm ai që do të regjistrohet ballë për ballë. Lexojeni mirë ose ja nga Kuvendi kërkoni interpretim nga Gjykata kushtetuese t'ju japë mendim. Së dyti, mjetet për shpërndarje, teorikisht jorezidentët në cilat komuna jetojnë? Ja unë do t'ju tregoj, nuk jetojnë në komunat e Maqedonisë, ndërkaq edhe po të jetonin në komunat në Maqedoni, ju nuk e dini në cilat komuna jetojnë. Nuk është ashtu", tha Mickoski.
Lidhur me tatimin e pronës, Mickoski theksoi se edhe joshtetas do të paguajnë tatim të pronës nëse kanë pronë në Maqedoni, sepse, siç tha, ashtu është çdokund në botë.
"Nuk e di se çfarë dëshironi të thoni, nëse ka ardhur dikush 14 ditë në Maqedoni, ndërsa ka shtëpi, se nuk duhet të paguajë pronë në Maqedoni? Ja, edhe le të mos jetë shtetas i Maqedonisë, le të jetë shtetas suedez. Duhet të paguajë dhe do të paguajë. Sepse të gjithëq ytetarët në shtet paguajnë. Prëderisa është kjo Qeveri, do të paguajnë, kur të jeni ju Qeveri, le të mos paguajnë", tha Mickoski.
Lidhur me qytetarët që kanë realizuar të ardhura jashtë, Mickoski përkujtoi se ai është ligj nga viti 2020, tani kanë kaluar pesë vite nga miratimi i tij.
"Drejtoria për të ardhura publike do të jetë penalisht përgjegjëse nëse nuk u parashtrohet njoftim se duhet t'i paraqesin të ardhurat, ndërsa ata që kanër ealizuar të ardhura jashtë, vetëm duhet të tregojnë dokument se u janë tatimuar dhe nuk do të paguajnë tatim. Askush nuk kërkon që njerëzit të tatimohen dyfish. Ndërkaq, të paguaj unë, të paguani ju, edhe të gjithë ne edhe të gjithë qytetarët, ndërsa dikush të mos paguajë, kështu nuk ka", tha kryeministri.
Mickoski sërish theksoi se rend do të ketë përderisa ai e kryeson Qeverinë. Ju kur të vini, siç tha, unë do të jem opozitë apo në ndonjë vend tjetër, bëni çfarë të doni, qytetarët do të gjykojnë. ab/
Foto: Printskrin