• сабота, 16 мај 2026

Mickoski: Reformat janë dëshmi nëse jeni për Evropën, nuk janë vetëm bullgarët në Kushtetutë, opozita duhet të reflektojë dhe bashkërisht ta miratojmë Kodin Zgjedhor

Mickoski: Reformat janë dëshmi nëse jeni për Evropën, nuk janë vetëm bullgarët në Kushtetutë, opozita duhet të reflektojë dhe bashkërisht ta miratojmë Kodin Zgjedhor

Kërçovë, 15 maj 2026 (MIA) – Reformat nuk janë vetëm ndryshime të Kushtetutës. Ne jemi të fokusuar në çështjet thelbësore – theksoi kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për përmbushjen e agjendës reformuese pas vizitës në komunën e Kërçovës.

Ai tha se janë optimistë për realizimin e të gjitha dhjetë pikave të agjendës reformuese.

"Kemi pasur takim me Gert Jan Kopman, i cili e shtyn këtë proces në kuadër të Komisionit Evropian. Të gjithë jemi optimistë se nga ato dhjetë pika mund t’i realizojmë nëntë e gjysmë, ndoshta edhe të dhjetat, pikërisht kështu përfunduam, për ato që janë në grejs-periudhë", deklaroi Mickoski.

Sipas tij, një ose dy hapa varen nga pjesëmarrja e opozitës në to, përkatësisht njëri në këtë grejs-periudhë, e ky është Kodi Zgjedhor.
 
"Shpresoj që atje do të mbizotërojë arsyeja, që do të kthehen në grupin punues dhe ta miratojmë të gjithë së bashku këtë ligj reformues. Sepse reformat nuk janë vetëm ndryshime të Kushtetutës. Unë e kuptoj këtë ind të butë të identitetit maqedonas te LSDM-së, që aktualisht është udhëheqja e LSDM-së, dhe se për ta është më e lehtë të gjunjëzohen sesa të punojnë. Por reformat janë dëshmi nëse jeni për Evropën; nuk bëhet fjalë vetëm për bullgarët në Kushtetutë, por ka edhe shumë çështje më thelbësore që duhet t’i përfundojmë. Ne jemi të fokusuar te çështjet thelbësore, ndërsa ata le të gjunjëzohen aty ku gjunjëzohen", tha Mickoski. ls/

Foto: Printskrin
 

 

Остани поврзан