• сабота, 16 мај 2026

Mickoski: Rasti "27 prilli" ishte i montuar politikisht nga qeveria e mëparshme

Mickoski: Rasti

 Shkup, 27 prill 2026, (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot, gjatë një inspektimi të rikonstruimit të Sallës Universale, u pyet për mendim rreth vendiminit të Gjykatës së Apelit në Shkup në rastin "27 prilli".

 "Bëhet fjalë për një rast të montuar politikisht nga ana e qeverisë së mëparshme. Sipas meje, atje njerëz të pafajshëm u shpallën për terroristë. Të pafajshëm për terroristë, por megjithatë kryen kundërvajtje të caktuar dhe duhej për atë kundërvajtj  të përgjigjen", tha Mickoski.

Kryeministri me keqardhje theksoi faktin se disa prokurorë dhe gjykatës sot dëshmojnë për procese të  manipuluara, shantazhe dhe presione.

 "Si shtet nuk mund të ecim përpara nëse dy gjëra nuk marrin një përgjigje të qartë. Përgjigja e parë është, si Katica Janeva i ngarkoi përsëri prokurorët e PSP-së të kryejnë terror kundër qytetarëve maqedonas? Dhe rasti i dytë është të zbulohet e vërteta rreth "27 prillit". Çdo gjë tjetër është në kuadër të gjyqësorit", është decid Mickoski.

 

Остани поврзан