Mickoski: Qeveria sot në mbledhje do të marrë vendim për prokurorin e ri shtetëror publik
- – Qeveria sot në mbledhje do të marrë vendim për prokurorin e ri shtetëror publik, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
Shkup, 10 mars 2026 (MIA) – Qeveria sot në mbledhje do të marrë vendim për prokurorin e ri shtetëror publik, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
“Sot do të kemi mbledhje të Qeverisë, dhe në atë mbledhje publiku do ta dijë cili do të jetë emri i prokurorit ose prokurores së ardhshme publike, kështu që do të dorëzohet në Parlament”, deklaroi Mickoski pas mbikëqyrjes në ndërtimin e stacionit filtrues në vendbanimin Kuçevishka Bara, Komuna Çuçer Sandevë.
Pesë kandidatë janë paraqitur në konkursin e Kuvendit për prokuror publik – ushtruesja e tanishme e detyrës prokurore shtetërore publike, Anita Topollova – Isajllovska, prokurorja Lençe Ristovska, gjykatësi nga Gjykata Penale, Nenad Savevski, ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski dhe prokurorja nga Prokuroria e Shkupit, Lidija Raiçeviq.
Më 17 të muajit të kaluar, Këshilli i Prokurorëve Publikë dha mendim pozitiv për katër nga pesë kandidatët për prokuror publik shtetëror - prokuroren publike shtetërore në detyrë Anita Topolova-Isajlovska, prokuroren Lençe Ristovska, gjykatësin nga Gjykata Penale, Nenad Savevski dhe prokuroren nga Prokuroria e Shkupit, Lidija Raiçeviq, ndërsa, në lidhje me kandidaturën e Vladimir Pançevskit, vendosi unanimisht se ai nuk i plotësonte kërkesat e përcaktuara me ligj në lidhje me stazhin e punës.
Kryeministri Mickoski në intervistën për TV “Kanal 5” nga 25 shkurti tha se nga katër kandidatët për prokuror shtetëror publik për të cilët Këshilli i Prokurorëve Publikë dha mendime pozitive, në seancë të Qeverisë janë tre emra, ndërsa në mesin e tyre nuk është edhe ish prokurorja e PSP-së, Lençe Ristoska.
Përndryshe, në vendin e Lupço Kocevskit, i cili dha dorëheqje të parevokueshme në dhjetor të vitit të kaluar, erdhi prokurorja Topollova – Isajllovska si ushtruese detyre prokurore shtetërore publike, e cila ishte kandidate e vetme, por nuk mund të jetë në këtë pozitë më shumë se gjashtë muaj.
Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, kandidaturat e pranuara i përcillen Qeverisë. Pas paraqitjes, Qeveria kërkon mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për të gjithë kandidatët. Këshilli është i detyruar të paraqesë mendime të arsyetuara brenda 15 ditëve. Nëse Këshilli nuk jep mendim pozitiv për asnjë nga kandidatët e paraqitur, Qeveria nuk mund të hartojë propozim dhe i propozon Parlamentit të publikojë konkurs të ri. Prokurori i ri publik shtetëror do të duhet të zgjidhet me 61 vota nga deputetët. fc/
Foto: MIA