• сабота, 16 мај 2026

Mickoski: Për sa kohë që jam kryeministër i vendit, duhet të ketë kushte të barabarta për të gjithë, kam një ndjenjë se zyrtarët e qeverisë së mëparshme do të përfshihen me përndjekje

Mickoski: Për sa kohë që jam kryeministër i vendit, duhet të ketë kushte të barabarta për të gjithë, kam një ndjenjë se zyrtarët e qeverisë së mëparshme do të përfshihen me përndjekje

Shkup, 15 prill 2026 (MIA) - Në vend duhet të kemi kushte të barabarta për të gjithë, pavarësisht se kush kanë qenë, nëse është funksionar i lartë aktualë apo ish-funksionar. Dhe këtu nuk duhet të ketë asnjë dilemë, të paktën përderisa është kjo Qeveri dhe përderisa unë jam kryetar i Qeverisë.. Këtë e theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me mesazhet e LSDM-së se ish-kryeministri Nikolla Gruevski duhet të mbajë përgjegjësi, pas promivimit të 100 automjeteve të reja të SHA Posta e Maqedonisë.

Duhet të kemi kushte të barabarta për të gjithë në shtet, pa marrë parasysh se kush ka qenë, si ka qenë, nëse dikush është funksionar i lartë aktual apo ish-funksionar, dhe këtu nuk duhet të ketë asnjë dilemë askush. Të paktën përderisa është kjo Qeveri dhe përderisa unë jam kryetar i Qeverisë.

Ai i tha opozitës se nëse duan të jenë një alternativë e vërtetë e kësaj qeverie, duhet t’i bëjnë thirrje Vasko Kovaçevskit të kthehet dhe të përballet me drejtësinë.

"Por, ajo që shqetëson është fakti se opozita ende nuk e ka mësuar mësimin. Dhe ende jetojnë në atë botën e tyre paralele, andaj nuk mund të dëgjoni asnjëherë, le të themi, t'i bëjnë thirrje Vasko Kovaçevskit që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë. Dhe çuditem pse në konferencat e tyre për shtyp, nëse dëshirojnë dhe planifikojnë të jenë alternativë reale e kësaj Qeverie, nuk mund ta gjeni emrin e Vasko Kovaçevskit dhe t'i bëjnë thirrje gjithashtu që të kthehet e të përballet me drejtësinë", tha Mickoski.

Ai pret që opozita të jetë kritike edhe brenda radhëve të saj dhe, nëse ish-zyrtarë të lartë nga qeveria e mëparshme e LSDM-së janë të përfshirë me përndjekje të caktuara, të mbajë konferenca për shtyp dhe t'i thërrasin në përgjegjësi. 

"Pres që e njëjta opozitë të sillet të jetë kështu kritike dhe të sillet kështu në mënyrë kritike siç sillet tani, kur kam ndjesinë se së shpejti funksionarë të lartë nga qeveria paraprake e LSDM-së, ish-kryeministra, kryetarë qeverie, të afërm të familjeve të tyre e kështu me radhë, do të përfshihen nga ndjekje të caktuara.  Kam një ndjesi, nuk po them se kam informacione, kam një ndjesi.  Pres që edhe atëherë kur kjo të ndodhë, po ashtu do të kenë konferenca të tilla për shtyp dhe atëherë nuk do të thonë se  është përndjekje politike, por të njëjtët do t'i thërrasin të përgjigjen para organeve, gjegjësisht të vërtetojnë pafajësinë e tyre”, tha Mickoski.

 

Foto: MIA

 

 

 

Остани поврзан