Mickoski për letrat e Filipçes drejtuar BE-së: Secili kanë të drejtë të dërgojë letra, por ndjenjat e mia për përndjekje janë gjithnjë e më të forta
- Secili ka të drejtë të shkruajë dhe të dërgojë letra, por ndjenjat e mia janë gjithnjë e më të forta – tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me informacionin se lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka dërguar letra në të gjitha institucionet zyrtare të BE-së, por edhe te të gjithë ambasadorët në vend, pas deklaratës së kryeministrit se ka ndjesinë se mund të ketë përndjekje ndaj ish-funksionarëve nga opozita aktuale.
Shkup, 17 prill 2026 (MIA) – Secili ka të drejtë të shkruajë dhe të dërgojë letra, por ndjenjat e mia janë gjithnjë e më të forta – tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me informacionin se lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka dërguar letra në të gjitha institucionet zyrtare të BE-së, por edhe te të gjithë ambasadorët në vend, pas deklaratës së kryeministrit se ka ndjesinë se mund të ketë përndjekje ndaj ish-funksionarëve nga opozita aktuale.
LSDM më herët sot kumtoi se Filipçe u ka dërguar letra zyrtare Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, raportuesit për Maqedoninë, si dhe ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, lidhur me “shkeljen serioze të rendit demokratik dhe kushtetues, ndarjen e pushteteve dhe sundimin e ligjit në Maqedoni”.
"Për një periudhë të gjatë po dëshmojmë një dobësim sistemik të ndarjes së pushteteve, sundimit të ligjit dhe parimeve themelore të kushtetutshmërisë. Ekziston një shqetësim real dhe i bazuar se pushteti ekzekutiv po zbaton një strategji të koordinuar për ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit, gjë që tregon një instalim të qartë dhe sistematik të autoritarizmit – thuhet në letrat, ku përmendet drejtpërdrejt roli i kryeministrit Hristijan Mickoski dhe evidentohen paralajmërimet me kërcënime ndaj opozitës dhe njoftimet për përndjekje politike.
Deklarata se kryeministri ka ndjesinë se së shpejti funksionarë të lartë të ish-qeverisë së LSDM-së, ish-kryeministra, kryetarë qeverie, si dhe persona të afërt të familjeve të tyre, do të përfshihen në përndjekje të caktuara, sipas LSDM-së përbën një deklaratë për revanshizëm politik dhe paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për pluralizmin demokratik.
Në një deklaratë para dy ditësh, Mickoski theksoi se pret që opozita të jetë kritike edhe ndaj radhëve të veta dhe se, nëse ish-funksionarë të lartë të qeverisë së mëparshme të LSDM-së përfshihen në përndjekje të caktuara, ata të dalin në konferenca për shtyp dhe të kërkojnë përgjegjësi.
"Pres që kjo opozitë të sillet në mënyrë po aq kritike siç po sillet tani kur kam ndjesinë se së shpejti do të përfshihen në përndjekje të caktuara funksionarë të lartë të ish-qeverisë së LSDM-së, ish-kryeministra, kryetarë qeverie, persona të afërt të familjeve të tyre e kështu me radhë. Kam ndjesi, nuk them se kam informacione, kam ndjesi. Pres që edhe atëherë kur kjo të ndodhë, gjithashtu do të kenë konferenca të tila për shtyp dhe atëherë nuk do të thonë se bëhet fjalë për përndjekje politike, por do t’i ftojnë të japin përgjegjësi para organeve, përkatësisht të dëshmojnë pafajësinë e tyre – deklaroi atëherë Mickoski. ls/
Foto: MIA