• понеделник, 23 март 2026

Mickoski: Procesi reformues është përgjegjësi, fokusi në politika praktike dhe të qëndrueshme

Mickoski: Procesi reformues është përgjegjësi, fokusi në politika praktike dhe të qëndrueshme

Shkup, 3 mars 2026 (MIA) - Në Qeveri sot u mbajt takim pune kushtuar agjendës reformuese, me theks, siç informoi kryeministri Hristian Mickoki, në masa konkrete për përforcim të kapaciteteve institucionale, sundimin e së drejtës dhe avancimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Mickoski në kumtimin në profilin e tij në Fejsbuk porositi se procesi reformues nuk është vetëm angazhim formal, por përgjegjësi që nënkupton punë të vazhdueshme, transsparencë dhe partneritet.

"Ajo është rruga e cila kërkon strategji të qartë dhe përkushtim ndaj qëllimeve afatgjate. Mbetemi të fokusuar në zbatimin e politikave praktike dhe të qëndrueshme që sjellin rezultate të vërteta", shkroi Mickoski. ab/

fotо: Fejsbuk i Hristian Mickoskit

Остани поврзан