• сабота, 16 мај 2026

Mickoski pret fillim të projektit "Hekurudha e shpejtë" në Korridorin 10 në fillim të vitit të ardhshëm

Mickoski pret fillim të projektit

Shkup, 4 maj 2026 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski pret realizim të projektit "Hekurudha e shpejtë" në Korridorin 10 të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm, pasi që pas përfundimit të studimeve fizibiliti do të nënshkruhet marrëveshja me financuesin potencial.

"Vazhdojmë me realizimin e projektit 'Hekurudha e shpejtë' në Korridorin 10. Studimi fizibiliti tashmë është nga fundi, dhe studimi për ndikim ndaj mjedisit jetësor është gjithashtu hga fundi, kohëzgjatja ligjore është 270 ditë dhe pres këtë verë në qershor-korrik të mbyllen këto çështje sepse do të nevojitet edhe revizion i atyre studimeve. Pasqi që të përfundohet e tërë kjo, do të hyjmë në proces të nënshkrimit të marrëveshjes për financuesin ptencial. Minsitria e Financave tashmë publikoi shpallje, kemi ofertë indikative joobliguese nga ofertuesi potencial dhe kuptohet duhet t'i konfirmojnë kushtet që i dhanë atëherë dhe nëse gjithçka shkon siç duhet, pres në fillim të vitit të ardhshëm të fillojë realizimi", deklaroi Mickoski, në pyetjen e gazetarëve pas pranisë në shërbesën përkujtimore në kishën "Shën Spasi" - Shkup me rastin e 123 viteve të vdekjes së Goce Dellçevit.

Mickoski theksoi se vazhdojnë edhe aktivitetet për ndërtimin dhe modernizimin e Korridorit 8, ku pjesa hekurudhore pret rrumbullakësim të projekteve të parapara për hekurudhën drejt Bullgarisë dhe për modernizim të hekurudhës nga Shkupi drejt Kërçovës deri në vitin 2029.

Theksoi se në krahun lindor të Korridorit 8 nga hekurudha drejt Bullgarisë, pritet tender për zgjedhjen e kryesit për aksin e tretë dhe përkujtoi se tashmë është depërtuar në tunelin e fundit nga aksi i dytë dhe se aksi i parë tashmë është në funksion. Negociojmë me KE-në dhe tashmë janë siguruar para në kuadër të Planit për rritje për modernizim të hekurudhës nga Shkupi drejt Kërçovës. Ky projekt realizohet me dinamikë të shpejtë dhe pres plotësisht nga Kërçova drejt kufirit me Bullgarinë të rrumbullakësohet më së voni deri në vitin 2029, deklaroi Mickoski. ab/

Foto/video: МIА

 

 

 

Остани поврзан