• сабота, 16 мај 2026

Mickoski: Pres që inflacioni mujor për produktet themelore ushqimore të jetë deri një për qind në krahasim me marsin

Mickoski: Pres që inflacioni mujor për produktet themelore ushqimore të jetë deri një për qind në krahasim me marsin

Shkup, 5 maj 2026 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski pret që inflacioni në vend të lëvizë në kuadër të vlerave të cialt vërehen tek vendet e tjera evropiane, por përmendi se me rëndësi është të shihet se si ai do të lëvizë në nivel mujor për produktet themelore ushqimore. Ai sot theksoi se sipas aktiviteteve që i ndërmarrin me Inspektoratin shtetëror të tregut, nuk pret që inflacioni mujor për produktet themelore ushqimore të jetë më i madh se një për qind në krahasim me marsin.

"I shoh trendet në Evropë, shoh se ka rritje të madhe të inflacionit në prill në eurozonë, pres që kjo të ndodhë edhe tek ne për një arasye të thjeshtë që në prill të vitit të kaluar akoma patëm shportë të Pashkëve. Jam duke përccjellur tek fqinji ynë lindor inflacioni është mbi gjashtë për qind, Kroacia është diku mes 5,5 dhe 6 për qind, tek fqinji jugor është rreth 4,5 deri 5 për qind, kështu që prej në ato suaza të jetë edhe tek ne, por me rëndësi është të shihet se si do të lëvizë inflacioni mujor për produktet themelore ushqimore krahasuar me marsin. Atë që po bëjmë me ISHT, nuk pres që ai të jetë më i madh se një për qind, mujori në krahasim me marsin. Është mirë gjërat më shpejtë të stabilizohen, të përfundojë konflikti në Iran, të hapet Ngushtica, në mënyrë që edhe në kuadër të ngjarjeve globale të mund të kemi parashikueshmëri më të madhe", u përjgigj Mickoski në pyetjen nëse pret rritje të inflacionit tek ne duke i pasur parasysh lëvizjet në eurozonë.

Sipas të dhënave të Bankës qendrore evropiane, inflacioni në eurozonë do të rritet në 2,7 për qind mesatarisht këtë vit, por do të kthehet afër qëllimit prej dy për qind të BQE-së tashmë vitin e ardhshëm, sipas hulumtimit tremujor të parashikuesve profesionbistë të institucionit.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, inflacioni i matir përmes indeksit të shpenzimeve për jetë në mars të vitit 2026, në raport me shkurtin 2026, është 0.7 për qind.

Rezultatet nga anketa e Bankës popullore, e kryer në mars mes analistëve ekonomikë, tregon se inflacioni në vend pritet të arrijë nivel mesatar prej 3,6 përqind në vitin 2026, para se të ulet në rreth 3 për qind në vitin 2027. ab/

Остани поврзан