Mickoski paralajmëroi ulje të derivateve të naftës për rreth 2,5 denarë gjatë ditës
- Për rreth 2,5 denarë për litër priten të ulen çmimet e derivateve të naftës në vend, pasi Qeveria dhe Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ranë dakord për një zbritje me furnizuesin më të madh, kompaninë OKTA, informoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Koçan, 13 mars 2026 (MIA) - Për rreth 2,5 denarë për litër priten të ulen çmimet e derivateve të naftës në vend, pasi Qeveria dhe Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ranë dakord për një zbritje me furnizuesin më të madh, kompaninë OKTA, informoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Koçan, ai theksoi se kishte folur edhe me një pjesë të madhe të pronarëve të pompave të benzinës, të cilët kanë thënë se zbritjen do ta përcjellin te përdoruesit përfundimtarë.
"Lajm i mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është se OKTA nga sot do t’u japë kompanive të cilët bashkëpunojnë me të një zbritje prej rreth 45 deri në 50 dollarë për ton. Kjo do të thotë një ulje prej rreth 2,5 denarë për litër. Meqenëse çmimin maksimal e përcakton rregullatori, pres që pasi kjo të bëhet publike, gjatë ditës nafta dhe derivatet e naftës të ulen për rreth 2,5 denarë për litër", deklaroi Mickoski.
Sipas tij, kjo do të thoshte se një litër naftë në vendin tonë do të kushtonte 1 euro e 35 euro dhe se qytetarët e Maqedonisë do të vazhdonin të përdornin naftën dhe derivatet e naftës më të lira.
"Në vendet fqinje, në Serbi është mbi 1,80 euro, në Shqipëri 1,80 euro, ndërsa në Kosovë është mbi 1,50 deri në 1,60 euro. Në Evropë në disa vende çmimi është edhe mbi dy euro, ndërsa në disa vende të Bashkimit Evropian dizeli arrin rreth 2,2 euro. Prandaj, atë që e kemi thënë edhe po e bëjmë: që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të përdorin naftën dhe derivatet e naftës më të lira. Edhe pse ndodhemi vetëm disa qindra kilometra larg veprimeve të ashpra ushtarake, me organizim të mirë dhe me një dialog konstruktiv po arrijmë, do të thosha, t’i tejkalojmë këto sfida", theksoi Mickoski.
Nëse çmimi i naftës vazhdon të rritet në bursat botërore, Qeveria do të marrë masa për të ulur taksën mbi vlerën e shtuar, fillimisht nga 18 në 10 për qind, dhe më pas nga 10 në 5 për qind, varësisht nga lëvizjet e çmimeve, duke sqaruar se ekziston ligj për të ulur taksat e akcizës.
"Ne jemi Qeveri e zgjedhur nga populli dhe duhet të veprojmë në dobi të interesave të qytetarëve. Kjo do të thotë se do të fillojmë me uljen e përqindjes së përfitimit, e cila edhe ashtu është më e vogla, krahasuar jo vetëm me shtetet e rajonit, por edhe në Evropë. Jo akcizat. Për akcizat ekziston ligj, i cili thotë se çmimi i naftës në tregjet botërore duhet të jetë mbi 800 dollarë për ton, pra midis 800 dhe 1.000 dollarë për ton për rritje të akcizës prej 1 denarë, nga 1.000 deri në 1.200 dollarë për 2 denarë, pastaj 4 denarë, e kështu me radhë. Tani nuk është në atë nivel, tani është diku rreth 600–650", theksoi Mickoski.
Ai theksoi se ka presion nga vendet fqinje, në zonat kufitare, ku nga rrethina vijnë për të furnizuar me karburant më të lirë. Sipas informacionit të tij, të hënën u regjistrua kulmi historikisht më i lartë në furnizimin e përdoruesve me naftë dhe derivate të naftës, ku u mbushën rreth 2 milionë litra brenda një dite", theksoi Mickoski.
"Vazhdojmë të jemi faktor stabiliteti në rajon, si Qeveri dhe si politikanë. Qëllimi ynë është që qytetarët ngadalë por me siguri të rifitojnë besimin në shtet dhe institucione, i cili për fat të keq është humbur gjatë 10 viteve të fundit për shkak të elitave politike të korruptuara", tha Mickoski. rq/
Фото: МИА