• сабота, 14 март 2026

Mickoski për vulën e zezë të avokatit Menkinoski: Ajo është porosi e keqe dhe ndikim i drejtpërdrejtë mbi imazhin e vetë Bashkimit Evropian

Mickoski për vulën e zezë të avokatit Menkinoski: Ajo është porosi e keqe dhe ndikim i drejtpërdrejtë mbi imazhin e vetë Bashkimit Evropian

Shkup, 10 mars 2026 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski publikisht e dënoi atë që po ndodh me avokatin Toni Menkinoski, i cili mori vulë të zezë nga policia kufitare për hyrje në Bullgari deri në vitin 2036, duke vlerësuar se “ajo është porosi e keqe” dhe se “kjo ndikon drejtpërdrejtë ndaj imazhit të vetë Bashkimit Evropian, nëse nuk dënon sjelljen e tillë”. 

Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas mbikëqyrjes në ndërtimin e stacionit filtrues në Kuçevishka Bara, deklaroi sot se ka biseduar në telefon me avokatin Toni Menkinoski dhe se në hollësi është njoftuar me atë që ka ndodhur. 

“Unë e dënoj publikisht atë që po ndodh. Është një porosi e keqe dhe një porosi e keqe për vetë Bashkimin Evropian dhe pres që disa nga vendet anëtare të BE-së ta dënojnë këtë sjellje të fqinjit tonë lindor sepse nuk do të jetë hera e parë që fqinji ynë lindor ka shkelur të drejtat e njeriut, e ka bërë këtë disa herë më parë, pasi nuk ka zbatuar vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg “, deklaroi Mickoski.

Kryeministri theksoi se nuk flasim për njeri, i cili është kriminel, por për qytetar të ndershëm “mëkati i vetëm i të cilit është që i përfaqëson të drejtat e maqedonasve” nga ana tjetër e kufirit para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. 

“Ky është mëkati i vetëm dhe për këtë arsye merr vulë të zezë. Është vërtet e paskrupullt dhe meriton dënim të plotë, dhe ndikon drejtpërdrejt në imazhin e vetë Bashkimit Evropian, nëse BE nuk del me një dënim të kësaj sjelljeje”, deklaroi Mickoski.

 Avokati Toni Menkinoski, i cili mori vulë të zezë nga policia kufitare për hyrje në Bullgari deri në vitin 2036, dje deklaroi se e ka informuar Parlamentin, Qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme që të ndërmarrin hapat e duhur në përputhje me mandatin dhe autorizimin e tyre, sepse, siç tha ai, vendosja e vulës së zezë për një avokat nuk ndodhi as në proceset e Nurembergut. 

Menkinoski, i cili përfaqëson shoqatat maqedonase nga Bullgaria para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, beson se politikat që do të ndërtojmë në të ardhmen duhet të jenë politika për demokratizimin e Bullgarisë, të cilat duhet të respektojnë të drejtat e pakicës maqedonase në tërësi. 

Sipas tij, ekzistojnë shumë mekanizma për kontestimin e këtij vendimi edhe atë para Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara, ndërsa janë informuar edhe Hjuman raj uoç dhe Amnesti interneshënëll. Menkinoski pret reagim të fuqishëm nga KB-ja. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан