Mickoski: Nëse miratohen masa do të jenë për produkte të caktuara sezonale, kemi mundësi TVSH-ja të ulet prej 5 për qind në 0
- – Kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me mundësinë për reagim nga Qeveria pas analizës së çmimeve të produkteve ushqimore të cilën e përgatiti Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) dhe shtrenjtimeve pas konfliktit në Lindjen e Mesme, deklaroi se masa të tilla mund të ketë për produkte të caktuara sezonale dhe se do të reagohet varësisht lëvizjes së çmimeve të tyre.
Shkup, 17 prill 2026 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me mundësinë për reagim nga Qeveria pas analizës së çmimeve të produkteve ushqimore të cilën e përgatiti Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) dhe shtrenjtimeve pas konfliktit në Lindjen e Mesme, deklaroi se masa të tilla mund të ketë për produkte të caktuara sezonale dhe se do të reagohet varësisht lëvizjes së çmimeve të tyre.
Në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve Mickoski sot tha se ka mundësi që TVSH-ja të ulet prej 5 në 0 për qind sepse, tha, “marzhën që e kanë edhe shpërndarësit dhe prodhuesit sipas neve është nën 15 për qind, ndërsa sipas tyre është nën 10 për qind”.
Pasi dje u vazhdua gjendja e krizës për shkak të furnizimit me derivate të naftës deri më 20 korrik, varësisht lëvizjes së çmimeve të bursave të naftës për gjysmën e parë të këtij muaji Qeveria sot do t’i rekomandojë Komisionit Rregullator për Energjetikë si të reagojë te akciza për benzinat dhe dizelin.
“Raporti (i ISHT-së) është analizuar dhe masat që do të merren përfundimisht janë masa që do të aplikoheshin për produkte të caktuara sezonale. Analiza përfshin monitorimin e çmimit aktual të atyre produkteve, si domatet, kastravecat etj., të cilat e kanë dyfishuar çmimin e tyre brenda një jave. Ne po e monitorojmë shumë nga afër situatën për ato produkte dhe varësisht se si lëvizin, do të reagojmë. Kemi mundësinë ta ulim TVSH-në nga 5 për qind në 0, sepse marzhi që kanë si distributorët ashtu edhe shitësit, sipas nesh, është nën 15 për qind, dhe sipas tyre, është nën 10 përqind”, deklaroi Mickoski.
Sipas tij, ishte shumë i rëndësishëm takimi në fillim të krizës me të gjitha zinxhirët e marketeve kur Qeveria i paralajmëroi që të mos sillen në mënyrë spekuluese dhe siç tha, deri më tani kemi fer plej, nuk sillen në mënyrë spekuluese, gjegjësisht nuk i rritin marzhet por përkundrazi i ulin sepse u rritet vëllimi.
“Nga ky aspekt, po e ndjekim situatën me shumë kujdes dhe i vetmi mjet që kemi është TVSH-ja nga 5 për qind në 0”, deklaroi Mickoski, pasi mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për zgjerimin e SHFK-së "Strasho Pinxhur" në Gjorce Petrov.
Ai përkujtoi se situata e krizës për furnizimin me derivate të naftës është zgjatur deri më 20 korrik dhe njoftoi se sot, në seancë qeveritare, do të duhet t'i jepet një rekomandim Komisionit Rregullator të Energjetikës për akcizat e naftës dhe benzinës.
“Nëse çmimi është midis 800 dhe 1.000 dollarë për ton, atëherë ulja e akcizës për litër është një denar, nëse është nga 1.000 deri në 1.200 dollarë, është 2 denarë, dhe nëse është mbi 1.200 dollarë për ton, atëherë është 4 denarë dhe duhet të ecim në kuadër të atij ligji. Meqenëse po kalojnë 15 ditët e para të prillit, sot presim llogaritjet se si lëvizi çmimi në Plac Italia dhe bazuar në këtë, do t'i rekomandojmë KRRE-së se si të trajtohen akcizat”, tha Mickoski.
Pritet që një pjesë e madhe e vendeve evropiane të intervenojnë te TVSH-ja, sepse, theksoi, një pjesë e madhe e çmimeve të rritura janë edhe importuese.
“Ky vend është padyshim më i miri në rajon dhe më gjerë. Kur ulëm TVSH-në, pati nga ata që na kritikuan, dhe kryetari i Komisionit Evropian rekomandon që të gjitha qeveritë brenda Bashkimit Evropian të ndërhyjnë në TVSH, Spanja e bëri këtë, pjesërisht Italia, pjesërisht Gjermania, kështu që pres që një numër i madh i vendeve evropiane ta bëjnë këtë. Kjo është e rëndësishme për ne sepse një pjesë e madhe e çmimeve të rritura importohen, nëse ato bëhen më të lira atje, do të bëhen më të lira edhe këtu”, theksoi Mickoski.
Ai përsëriti se vendi nuk ka asnjë sfidë në zinxhirin e furnizimit me naftë dhe derivate të naftës dhe se kemi karburantet më të lira në rajon, duke theksuar se disa aeroporte në rajon furnizohen me vajgur në vendin tonë, përveç blerjeve të karburantit që bëjnë qytetarët nga vendet fqinje në pikat e karburantit në zonat kufitare.
“Nëse ndodh një sfidë e tillë, atëherë ne do të ‘ripaketojmë’ në kohën e duhur dhe do të përgatisim një strategji të re”, deklaroi kryeministri Mickoski.