• петок, 15 мај 2026

Mickoski: Në vitin 2020 shteti u detyrua me historikisht 10 për qind në mënyrë që qeveria e atëhershme të shpëtojë në zgjedhje

Mickoski: Në vitin 2020 shteti u detyrua me historikisht 10 për qind në mënyrë që qeveria e atëhershme të shpëtojë në zgjedhje

Shkup, 30 prill 2026 (MIA) - Nuk kemi tronditje çmimesh dhe tërë kohë kemi furnizim stabil dhe të vazhdueshëm me naftë dhe derivate të naftës. Dhe asnjëherë nuk dolëm të ankohemi, por gjetëm mënyra se si të luftojmë dhe të mos dëshpërohemi. Kemi sfidë serioze si Qeveri në kujdesin për standardin dhe jetën e qytetarëve në kushte të kësaj krize ekonomike, e cila zgjatë dy muaj, me oscilime të ndryshme në çmimet e derivateve të naftës, theksoi kryeministri Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të deputetit Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE për masat ekonomike që po ndërmerren për zbutje të pasojave nga kriza ekonomike.

Tha se është gënjeshtër deklarata e ish-kryeministrit se edhe në vitin 2022 edhe tani kemi pasur çmime më të ulëta të dizelit.

"Kjo nuk është e saktë. Po, tani kemi çmim më të ulët të dizelit dhe të benzinave në rajon. Asnjëherë në këto dy muaj nuk dolëm në opinion të derdhim lotë. Thamë: ashu është, puna është e vështirë, por nuk do të dëshpërohemi, dop të luftojmë. Dhe gjetëm mënyrë të luftojmë, e me atë rast buxheti të mos jetë tejet i afektuar dhe, megjithatë, të kemi derivate bindshëm më të lira në rajon dhe t'u ndihmojmë qytetarëve nga vendet fqinje. T'i revanshohemi ndonjërës nga vendeve fqinje, e cila na ndihmoi kur këtu ishte një qeveri tjetër, kur bënim spektakle nëpër kufij, kur gëzoheshim për disa qindra fasha, gaza, maska etj. T'i falënderojmë për atë kohë dhe tani qytetarët nga ato vende të mund të mbushin derivate në pompat e benzinës në Maqedoni me çmim më të ulët për 30-40 për qind nga çmimi i derivateve në vendet e tyre", tha Mickoski. 

Dakordohet se duhet të kenë parasysh edhe rrogat mesatare më të larta në vendet e BE-së.

Lidhur me treguesit makroekonomikë, tha se BPV-ja tek kjo Qeveri gjashtë tremujorë me radhë ka mesatarisht 3,5 prë qind rritje reale. Qeveria e kaluar në 25-26 tremujorë me radhë ka pasur, tha, rritje të BPV-së 1,8 për qind, ndërsa po aq ishte përqindja edhe në gjashtë tremujorët e parë të pushtetit të tyre ku nuk ka pasur krizë dhe nuk kishte filluar pandemia e koronës.

"Në vitet 2020 dhe 2021, borxhi dhe deficiti buxhetor u rritën 10 për qind sepse qeveria atëherë mori vendime me forcën e ligjit. Ato dekrete që i nënshkruante presidenti i atëhershëm janë ende diku në procedurë parlamentare dhe deputetët duhet të deklarohen për atë se çfarë bëjmë me ato dekrete. Ato dekrete të qeverisë, të cilën e udhëhoqi Oliver Spasovski si kryeministër teknik, i mundësuan asaj të miratonte dekrete me forcën e ligjit. Dhe atëherë ndodhi ryshfeti më brutal në historinë e kohëve të fundit të skenës politike në  Maqedoni gjatë zgjedhjeve. U miratuan dekrete dhe brezat e palindur në Maqedoni u futën në borxhe, vetëm për të shpëtuar veten në zgjedhjet e vitit 2020. Më pas, e gjithë kjo ligjërisht, përmes këtyre dekreteve me forcën e ligjit, ndërsa ishin të zënë duke krijuar tenderë për spitale modulare, i paketuan dhe i dorëzuan si ndihmë për studentët, për pensionistët, për qytetarët e prekur. Atëherë shteti mori borxh për një shifër historike prej 10 për qind të produktit të tij të brendshëm bruto. Dhe pastaj deficiti buxhetor u rrit. Me vetëm një qëllim - të vjedhë zgjedhjet me çdo kusht. Pa marrë parasysh se në këtë mënyrë po i vë në borxh brezat e palindur. Ne gjithashtu paguajmë borxhet e disa qeverive nga e kaluara, por borxhet më të mëdha që paguajmë janë prej tyre, prej qeverive të tyre. Dhe do të vazhdojmë t'i paguajmë sepse udhëheqim një politikë të përgjegjshme dhe i respektojmë qytetarët", tha Mickoski në mbledhjen eKuvendit për pyetje të deputetëve. ab/

Fotо: Printskrin

 

 

 

 

Остани поврзан