Mickoski në Samitin “Maqedonia 2025”: Po i menaxhojmë me sukses punët e shtetit, gjashtë tremujorë me radhë kemi rritje reale të PBB-së
- Gati dy vjet që kur jam kryetar i Qeverisë, natyrisht se nuk është e lehtë të menaxhosh një gjendje në të cilën duhet të menaxhosh gjëra që ndoshta ju si njeri nuk i keni jetuar ose nuk keni ndikuar që të ndodhin, por ato kanë ndodhur dhe ju duhet t’i menaxhoni, sepse nëse nuk i menaxhoni dhe hiqni dorë, atëherë problemi do të jetë edhe më i madh. Dhe kjo ndoshta është sfida më e madhe – të menaxhohet barra e së kaluarës”, theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me sfidat kryesore gjatë dy viteve të mandatit, e cila u parashtrua gjatë Samitit 2026 në organizim të organizatës “Maqedonia 2025”.
Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Gati dy vjet që kur jam kryetar i Qeverisë, natyrisht se nuk është e lehtë të menaxhosh një gjendje në të cilën duhet të menaxhosh gjëra që ndoshta ju si njeri nuk i keni jetuar ose nuk keni ndikuar që të ndodhin, por ato kanë ndodhur dhe ju duhet t’i menaxhoni, sepse nëse nuk i menaxhoni dhe hiqni dorë, atëherë problemi do të jetë edhe më i madh. Dhe kjo ndoshta është sfida më e madhe – të menaxhohet barra e së kaluarës”, theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me sfidat kryesore gjatë dy viteve të mandatit, e cila u parashtrua gjatë Samitit 2026 në organizim të organizatës “Maqedonia 2025”.
“Suksesi është i matshëm nëse flasim empirikisht, nëse nuk krijoni probleme të reja në kohën tuaj, sepse edhe kjo kohë e juaja një ditë do të përfundojë dhe ju do të largoheni nga politika dhe të mos u lini probleme të tilla gjeneratave që vijnë. Ndërsa aftësia për të zgjidhur shumë nga ajo barrë e së kaluarës do t’ju bëjë më shumë ose më pak të suksesshëm. Ky është thelbi”, nënvizoi Mickoski dhe shtoi:
“Viti i kaluar ishte vit që u shënua nga ajo ngjarje e tmerrshme në Koçan. Këtë vit, dy muajt e parë, janari dhe shkurti, filluan jashtëzakonisht mire madje edhe mbi pritjeve tona, në aspektin makroekonomik dhe fiskal. Por, më pas ndodhi konflikti në Gjirin dhe kjo në mënyrë të pashmangshme ndikon mbi gjithçka që quhet politikë, por edhe mbi ekonominë e një shteti. Ndryshe nga vendet e tjera në rajon, ne nuk u dëshpëruam, nuk qamë, nuk u ankuam, por thjesht hymë në zgjidhjen e problemit, aq sa mund të zgjidhet, dhe mendoj se deri tani kemi arritur ta zgjidhim mjaft suksesshëm, pavarësisht se kishim heqje dorë, në aspektin fiscal, jashtëzakonisht të mëdha, të cilat në shikim të parë mund të pritej të kishin ndikim mbi buxhetin. Por, parimi i ekonomisë së shkallës, të cilin e zbatuam, deri në këtë moment, mund të them se jo vetëm që nuk i ndjemë ato, por përkundrazi i tejkaluan edhe pritjet tona në kushte krize
Sipas tij, ne në asnjë moment nuk kemi thënë se nuk eksportojmë lëndë djegëse nga shteti, nuk i kemi kufizuar dërgesat e karburanteve në vend dhe bindshëm kemi çmimin më të ulët edhe për dizelin, edhe për benzinën 95 dhe 98 oktanë, ndërsa në të njëjtën kohë, nga aspekti i politikës tatimore qëndrojmë mirë brenda kornizave të buxhetit. Kjo sfidë në këtë moment paraqet të panjohurën më të madhe në ekuacionin për Qeverinë dhe politikat e saj, sepse askush nuk e di se sa gjatë do të zgjasë dhe as se mbi bazën e cilave skenarëve të supozuar duhet të ndërmerren hapa.
„Ne kemi gjashtë kuartale radhazi si Qeveri me 3,5 për qind, mbi 3,5 për qind rritje reale për shkak të deflatorit, përndryshe rritja nominale është mbi 7,5 për qind. Këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ne do të arrijmë një PBB nominale prej rreth 22 miliardë dollarësh. Produkti i Brendshëm Bruto nominal është rritur tri herë më shumë për dy vjet sesa në periudhën 2018-2023 për gjashtë vjet,“ theksoi Mickoski.
Në pyetjen se cilat janë tri të njohurat më të rëndësishme në ekuacionin e rritjes ekonomike për të arritur shkallë më të larta të rritjes, Mickoski u përgjigj: „Është vetëm një, dhe ajo është ndërlidhja. Ne duhet të ndërtojmë themelet, ne nuk i kemi ato dhe kjo është esenca. Avantazhi i vetëm krahasues që kemi në raport me konkurrencën në rajon dhe në Evropë është fakti që jemi vendi ku ndërlidhen dy korridore të rëndësishme evropiane, Korridori 10 dhe Korridori 8. Çdo gjë tjetër, nëse e masim si vlerë krahasuese, mund ta gjeni te çdo konkurrent në rajon apo në Evropë. Nëse ne e bëjmë këtë, atëherë mund të zhvillojmë çdo gjë tjetër. Ne këtë nuk e kemi bërë ende“.
„Qëllimi ynë është që pjesën më të madhe të këtyre akseve rrugore ta përfundojmë brenda mandatit të kësaj Qeverie. Kjo është lidhja rrugore, Korridori 10, pak a shumë jemi të lidhur me rrugë, nga Tabanoci deri në Gjevgjeli me autostradë. Mirëpo, Korridori 8 duhet të përfundohet dhe këtu po punojmë me një dinamikë shumë të fortë që e gjithë kjo të përfundojë, edhe pse është një projekt mjaft sfidues, me çka përfundimisht do të kemi një lidhje rrugore serioze dhe cilësore“, theksoi kryeministri Mickoski.
Ai u ndal edhe te hekurudha, duke informuar se më në fund është zhbllokuar seksioni i tretë i Korridorit 8, i cili duhet të lidhë Kriva Pallankën me kufirin dhe se kemi hasur në mirëkuptim te fqinji ynë lindor, që edhe ata ta vendosin pjesën e tyre të Korridorit 8 si prioritet, ndërsa shprehu shpresë se edhe fqinji ynë perëndimor do ta vendosë Korridorin 8 si prioritet. Në këtë mënyrë do të kemi edhe lidhje hekurudhore, e cila duhet të jetë e rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe në përgjithësi për ekonominë evropiane.
Mickoski theksoi pritshmërinë e tij që përfundimisht, më së voni këtë vjeshtë, të fillojmë me rikonstruksionin e hekurudhës së Korridorit 10, në relacionin Tabanoc-Gjevgjeli, së bashku me partneritetin strategjik me Britaninë e Madhe, dhe ta nisim atë projekt, duke shtuar:
„Pres që diku në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm ta përfundojmë interkononektorin e gazit me fqinjin tonë jugor, Greqinë. Me këtë do të kemi edhe një avantazh tjetër strategjik dhe krahasues. Gjithashtu, pres që këtë javë 'Nomagas' të shpallë tenderin për ndërtimin e interkononektorit verior me fqinjin tonë, Serbinë, me çka praktikisht do të kemi një tubacion prej 6 deri në 8 miliardë metra kub normal gaz, i cili do të vijë nga Aleksandropoli dhe Revetuza e do të arrijë deri në Evropën Qendrale, gjë që do të jetë e vetmja konkurrencë serioze për “Rrjedhës Jugore”. Po ashtu, do të lëshojmë një degëzim këtu drejt Kosovës, duke pasur parasysh se ekonomia e Kosovës bazohet në prodhimin e energjisë elektrike nga lëndët djegëse fosile, përkatësisht qymyri. Gjithashtu, e kemi rifilluar projektin për largpërçuesin, i harruar nga e kaluara dhe i ngarkuar me shumë pengesa e arbitrazhe, interkononektorin me Shqipërinë, linjën e tensionit të lartë 400 KW.“
Sipas Mickoskit, me këtë përfundimisht do të jemi të lidhur me të gjithë fqinjët dhe do të jemi përsëri udhëkryq i infrastrukturës energjetike, hekurudhore dhe rrugore, dhe ky është avantazhi ynë krahasues. Pa këtë nuk do të jemi atraktivë dhe ai theksoi se prioriteti ynë i parë do të jetë realizimi dhe përfundimi i të gjitha këtyre projekteve.
Lidhur me procesin e anëtarësimit në BE, Mickoski theksoi:
„Qeveria të cilën unë e udhëheq ka një qasje të ndryshme nga qeveria paraprake. Ne vlerësojmë se rrugë më të shkurtër nuk ka, gjegjësisht ka, por ajo rrugë më e shkurtër ka sfidat e veta, e që më së shpeshti ato sfida janë poshtëruese. Prandaj themi, nëse duhet të ndjekim rrugën më të vështirë, do ta ndjekim rrugën më të vështirë, por atë vend do ta meritojmë me cilësi dhe me rezultate. Edhe ajo rrugë më e vështirë e ka çmimin e vet. Dinjiteti nuk ka çmim dhe prandaj them se nuk ka rrugë më të shkurtër.
Në fund të fjalimit të tij, kryeministri Mickoski theksoi se Maqedonia 2025, si organizatë, si ide dhe si vizion, është një vlerë e shtuar jashtëzakonisht e madhe për atdheun e vet, se kontributi është i shkëlqyer, por tani ajo që na nevojitet është një zë më i lartë në qendrat botërore, në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në kontinentet e tjera, duke shtuar:
"Ne duhet të luftojmë për të vërtetën tonë. Nëse ne nuk luftojmë për të vërtetën tonë — që nuk do të thotë se duhet të jemi kokëfortë — por nëse nuk luftojmë për të vërtetën tonë dhe nëse nuk e themi këtë me guxim dhe me argumente, atëherë do ta humbim betejën. Kombe dhe popuj shumë më të mëdhenj nuk kanë shtetin e tyre. Ne e kemi shtetin tonë dhe po vjen koha kur ky bashkim i të gjitha shtresave, i të gjitha strukturave, i të gjithë neve, është i nevojshëm që të jemi më të zëshëm, ta themi të vërtetën tonë dhe të luftojmë për të. Këtu “Maqedonia 2025” mund të jetë një ambasador jashtëzakonisht i madh për atdheun e vet, ndërsa ne si Qeveri, dhe unë si kryetar i Qeverisë, jemi në dispozicion për të ndihmuar në të gjithë këtë proces".
Foto: Qeveria