• сабота, 14 март 2026

Mickoski: Në emër të Qeverisë, patëm nderin të organizojmë një darkë iftari, një moment bashkimi, respekti dhe lidhje shpirtërore

Mickoski: Në emër të Qeverisë, patëm nderin të organizojmë një darkë iftari, një moment bashkimi, respekti dhe lidhje shpirtërore

Shkup, 12 mars 2026 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski përmes një postimi në Fejsbuk njoftoi se sonte Qeveria organizoi një darkë iftari, të cilën e përshkroi si një moment të bashkimit, respektit dhe lidhjes shpirtërore.

 "Sonte, në emër të Qeverisë, patëm nderin të organizojmë një darkë iftari, një moment bashkimi, respekti dhe lidhjeje shpirtërore. Në frymën e këtyre vlerave, e kaluam mbrëmjen në një atmosferë të ngrohtë, duke biseduar, duke ndërtuar miqësi dhe duke riafirmuar se respekti dhe bashkëjetesa janë themeli i shoqërisë sonë", theksoi kryeministri.
 

 

Mickoski theksoi se takime të tilla na kujtojnë se diversiteti është forca jonë, ndërsa mbështetja e ndërsjellë është rruga drejt një komuniteti më të fortë dhe më të bashkuar.

"Të gjithë besimtarëve që festojnë muajin e agjërimit u dëshiroj paqe, shëndet dhe ditë të bekuara", publikoi Mickoski. ls/

Foto: FB Hristijan Mickoski

 

Остани поврзан