Mickoski: Nuk ka problem që nuk mund të zgjidhet përmes dialogut, bisedimeve dhe marrëveshjeve të sinqerta, nga Maqedonia e gjunjëzuar, tani u bëmë faktor stabiliteti
- – Nuk ekziston problem i cili nuk mund të zgjidhet përmes dialogut, bisedimeve dhe marrëveshjeve të sinqerta, që është rasti edhe me sjelljen korrekte të tregtarëve në vend në periudhën e fundit, thotë kryeministri Hristijan Mickoski.
Shkup, 13 mars 2026 (MIA) – Nuk ekziston problem i cili nuk mund të zgjidhet përmes dialogut, bisedimeve dhe marrëveshjeve të sinqerta, që është rasti edhe me sjelljen korrekte të tregtarëve në vend në periudhën e fundit, thotë kryeministri Hristijan Mickoski.
“Nuk do të shprehesha kaq ashpër me retorikën në pjesën e shfaqjes së muskujve ose shfaqjes së forcës nga shteti. Mendoj se përmes një dialogu konstruktiv nuk ka problem që nuk do të zgjidhet, si edhe të gjitha problemet deri më tani. Në këtë mënyrë, nga Maqedonia që disa vjet më parë ishte e gjunjëzuar dhe bënte shfaqje kur mori një donacion prej 5.000 vaksinash kundër Kovidit, tani jemi bërë vend që është një faktor stabiliteti në rajon, i cili i ndihmon fqinjët e saj”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse sjellja e drejtë e tregtarëve në periudhën e fundit është rezultat i "shfaqjes së muskujve" nga shteti ndaj tyre.
Përkujtoi se shteti lëviz përpara si rezultat i marrëveshjeve dhe bisedave të tilla dhe për këtë mund të jetë faktor stabiliteti në rajon madje edhe t’u ofrojë ndihmë fqinjëve.
“Ky ishte rasti gjatë krizës energjetike te fqinji ynë verior kur disa qindra mijëra qytetarë mbetën pa energji elektrike, armata e Maqedonisë dërgoi ekipe dhe dhuroi gjeneratorë, ndërsa gjatë dimrit kur qytetarët e vendit fqinj kishin nevojë, ne ndihmuam. Gjithashtu tani, kur qytetarët tanë u evakuuan nga zonat në Gjirin Persik ku kishte aktivitete ushtarake, përveç qytetarëve të Maqedonisë, afërsisht 380, të cilët kërkuan transport drejt vendeve të Gjirit si Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, Bahrejni, Omani, Arabia Saudite e të ngjashme, kemi edhe 80 qytetarë nga vendet fqinje. Këtu kryesisht mendoj për Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Greqinë etj., deri në faktin se këtë të hënë u regjistrua kulmi historikisht më i lartë në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës për përdoruesit. Numri që them, mund të gabohem, por është rreth 2 milionë litra, konsum ditor. Kjo do të thotë që jo vetëm qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe qytetarët nga vendet fqinje vijnë tek ne për të mbushur karburant, pavarësisht nëse është naftë apo benzinë. Që do të thotë se kur dëshiron, çdo gjë është e mundur, dhe kur ke një plan, një ide dhe një dëshirë, çdo gjë mund të bëhet”, tha Mickoski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së tij në Koçan.
Potencoi se si Qeveri japin gjithçka nga vetja që të punojnë në përmirësimin e ekonomisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Ka shumë gjëra që duhen bërë. Fatkeqësisht, këto janë probleme dekadash, por burimet janë të kufizuara dhe ne punojmë në bazë të prioriteteve, zgjidhim problemet, nuk i fshehim, nuk jemi qeveri që identifikon problemet, por qeveri që identifikon, ose thënë mjekësisht, krijon amnezi, dhe pastaj ofron zgjidhje”, theksoi kryeministri Mickoski. fc/
Foto: Qeveria