Mickoski thotë se nuk e njeh personalisht Savevskin, por vlerëson se mund të jetë një prokuror i shkëlqyer publik i shtetit
- - I analizuam të gjithë kandidatët, analizuam biografitë e tyre, si dhe përfundimet e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe si Qeveri, në një debat konstruktiv arritëm në përfundimin se Nenad Savevski mund të jetë një zgjidhje e përshtatshme për prokuror të ri publik të shtetit, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - I analizuam të gjithë kandidatët, analizuam biografitë e tyre, si dhe përfundimet e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe si Qeveri, në një debat konstruktiv arritëm në përfundimin se Nenad Savevski mund të jetë një zgjidhje e përshtatshme për prokuror të ri publik të shtetit, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes së gazetarëve, pse keni vendosur që Nenad Savevski të jetë zgjedhja juaj për prokuror publik të shtetit në Maqedoni.
"Unë personalisht nuk e njoh Nenad Savevskin, por nga ajo që munda të shoh nga biografia e tij, si dhe nga informatat që morëm, vlerësojmë se ai mund të jetë një prokuror i ri publik i shtetit i mirë, e të mos them edhe i shkëlqyer”, theksoi kryeministri Mickoski. fc/
Foto: MIA