Mickoski: Nuk do të ndjekim politikë dhe diplomaci të butë për para si qeveria e mëparshme, e cila ndryshoi emrin dhe gënjeu popullin
- Kjo Qeveri udhëheq politikë të qëndrueshme, ndërsa jo diplomaci për para dhe flori, siç bënte LSDM-ja për shtatë vite. Si njeri asnjëherë nuk do të hyj kurrë në asnjë aventurë pa e ditur fundin dhe rezultatin për qytetarët, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si i vlerëson akuzat e opozitës se e bllokon procesin eurointegrues të Maqedonisë.
Shkup, 29 prill 2026 (MIA) - Kjo Qeveri udhëheq politikë të qëndrueshme, ndërsa jo diplomaci për para dhe flori, siç bënte LSDM-ja për shtatë vite. Si njeri asnjëherë nuk do të hyj kurrë në asnjë aventurë pa e ditur fundin dhe rezultatin për qytetarët, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si i vlerëson akuzat e opozitës se e bllokon procesin eurointegrues të Maqedonisë.
Sipas Mickoskit, e kemi parë politikën e butë eurointegruese të qeverisë paraprake, e cila ndryshoi emrin dhe gënjente popullin.
"Nuk e di nëse duhet të komentoj për akuzat e opozitës. Cila opozitë? LSDM? A mendoni për ata që mendojnë të zhvillojnë politikë diplomatike ndërkombëtare duke u gjunjëzuar, duke pranuar fletë të bardha, duke nënshkruar gjithçka në shpinë të identitetit maqedonas, asimilim për para? Ne nuk bëjmë diplomaci për para. Ne bëjmë politikë të qëndrueshme, një politikë që qytetarët e njohin dhe e mbështesin. Dhe unë, si person, nuk do të hyj kurrë në asnjë aventurë pa e ditur paraprakisht fundin, dhe se do të jetë pozitiv për qytetarët që votuan për mua dhe nuk votuan për mua dhe për ata që nuk dolën të votonin fare. Kaq shumë gjëra janë bërë nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së për shtatë vjet, aq shumë diplomaci për para është aplikuar, saqë sot duhet ta korrigjojmë të gjithën me vështirësi. Dhe po e korrigjojmë hap pas hapi, pak nga pak po arrijmë në një pozicion shumë më të favorshëm. E kemi parë politikën e tyre të integrimit evropian: ata ndryshuan emrin, i gënjyen njerëzit për kujdes shëndetësor falas, për arsim cilësor apo nuk e di çfarë. Ne kemi mbetur më prapa se kushdo në rajon. Ne nuk do të bëjmë një diplomaci të tillë për flori. Ne do të ndjekim një politikë të qëndrueshme, një politikë që qytetarët e njohin, e mbështesin dhe për sa kohë që ata e mbështesin, ne do të luftojmë për ta justifikuar atë mbështetje", theksoi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas seancës së Komitetit të Investimeve Publike.
Në momentin shtoi ai, kur qytetarët nuk do ta mbështesin poltikën qeveritare, këtë do ta tregojnë në zgjedhje.
Në lidhje me nismën e BDI-së për ndryshimet kushtetuese, kryeministri u përgjigj se kjo parti kishte mundësi ta bëjë këtë kur ishte në qeveri. Sipas tij, BDI-ja ka një problem kadrovik dhe programues mbi të cilin duhet të punojë.
"Njëzet vite ishin në qeveri. Do t'i këshilloja të përkushtohen në problemik kadrovik dhe programues, ta zgjidhin, ndërsa problemet shtetërore do t'i zgjidhë Qeveria që ka legjitimitet nga qytetarët", theksoi Mickoski. sa/
foto: MIA