• сабота, 05 октомври 2024

Mickoski: Nuk dëshiroj ta komentoj atë që po ndodh në Frontin Evropian, koalicioni qeveritar është stabil

Mickoski: Nuk dëshiroj ta komentoj atë që po ndodh në Frontin Evropian, koalicioni qeveritar është stabil

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk dëshiron t'i komentojë ngjarjet në "Frontin Evropian" opozitar, duke theksuar se për të si kryetar i Qeverisë është e rëndësishme se "ka një situatë stabile, një kimi të shkëlqyer" dhe objektiv të përbashkët - të bëjnë një vend më të mirë për jetesë.

I pyetur për koment për vendimin e Menduh Thaçit ta braktisë koalicionin "Fronti Evropian", Mickoski tha se nuk do të dëshirojë t'i "mbathë këpucët e tyre" dhe t'i komentojë.

"Supozoj se do të merrni më shumë përgjigje për atë që ndodhi gjatë ditës së djeshme nga vetë aktorët e opozitës. Por ajo që është e rëndësishme për mua si kryeministër është që ne kemi një situatë të qëndrueshme, kemi një kimi të shkëlqyer. Jo gjithmonë, është logjike që të mos kemi të njëjtat mendime për të njëjtat tema, në fakt ka dallime edhe në familje, por jo në një institucion kaq kompleks si koalicioni qeveritar. Por ajo që është e rëndësishme është që ne kemi një qëllim të përbashkët, e ai është të bëjmë një vend më të mirë për të jetuar", tha Mickoski, i cili së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajorin Sashko Lafçiski, ambasadoren amerikane Anxhela Ageler dhe gjeneralët në Armatë morën pjesë në stërvitjen metodike-demonstruese në Poligonin e Armatës "Krivolak". sa/

Foto: MIA

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан