Mickoski: Këtë vit mund të jemi në tre vendet e para për sa i përket rritjes së PBB-së në Evropë, e këtë ta ndjejnë edhe qytetarët me rritje të standardit
- Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se vitin e kaluar Maqedonia shënoi rritje të produktit të brendshëm bruto, gjë që e vendos atë midis pesë vendeve të para në Evropë. Nëse vazhdojnë trendet nga fillimi i këtij viti, thotë ai, nuk do të befasohet të jetë midis tre vendeve të para në aspektin e rritjes së PBB-së në Evropë. Sipas tij, kjo do të thotë që qytetarët mund të fillojnë ta ndiejnë rritjen përmes rritjes së standardit të jetesës dhe fuqisë blerëse.
Shkup, 16 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se vitin e kaluar Maqedonia shënoi rritje të produktit të brendshëm bruto, gjë që e vendos atë midis pesë vendeve të para në Evropë. Nëse vazhdojnë trendet nga fillimi i këtij viti, thotë ai, nuk do të befasohet të jetë midis tre vendeve të para në aspektin e rritjes së PBB-së në Evropë. Sipas tij, kjo do të thotë që qytetarët mund të fillojnë ta ndiejnë rritjen përmes rritjes së standardit të jetesës dhe fuqisë blerëse.
"Vitin e kaluar, 2025, si ekonomi e RMV-së, shënuam rritje të PBB-së që na vendos në pesë vendet e para në Evropë. Dhe tani do të them edhe një herë se ndoshta do të tallen në rrjetet sociale nga opozita, por këto janë numra dhe fakte të publikuara nga Eurostat. Në vitin 2024, për shkak të gjysmës së dytë të mirë, ishim në dhjetë vendet e para, në vitin 2025 jemi në pesë vendet e para, dhe për këtë 2026, nëse gjërat shkojnë siç filloi viti, nuk do të befasohem nëse jemi në tre vendet e para. Dhe çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se më në fund ngadalë por me siguri do të fillojë të ndihet nga qytetarët, gjegjësisht, standardi dhe fuqia blerëse do të rriten, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë vizitës në Koçan.
Ekonomia, shtoi Mickoski, është diçka që përfaqëson prioritetin më të lartë për Qeverinë.
Ai thekson se në dy muajt e parë të këtij viti ka realizime historikisht më të larta të investimeve kapitale, përkatësisht është realizuar 25 përqind e asaj që ishte planifikuar.
"Vlera e asaj që është realizuar deri më tani është mbi 10 milionë denarë. Po flas për buxhetin qendror. Nëse kësaj i shtojmë edhe investimet e bëra në ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, të cilat nuk përfshihen në këtë shifër, do të ishte më e lartë", tha kryeministri.
Nëse ky ritëm vazhdon, përveç faktit që të ardhurat buxhetore janë, siç tha ai, në një nivel të papritur të lartë në dy, dy muaj e gjysmë të parë, sipas Mickoskit, këtë vit vendi mund të jetë në tre vendet e para për sa i përket rritjes së PBB-së. ls/