Mickoski: Korridoret 8 dhe 10 prioriteti ynë kryesor, tenderi për gazsjellësin me Serbinë këtë javë
- Lidhshmëria është pozicionim strategjik dhe qëllim i Qeverisë. Korridoret 8 dhe 10 janë strategjike për Maqedoninë si vend në shumë aspekte dhe për këtë arsye janë prioriteti ynë më i lartë - tha sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë inspektimit të aktiviteteve për ndërtimin e autostradës Gostivar - Bukojçan.
Shkup, 11 maj 2026 (MIA) - Lidhshmëria është pozicionim strategjik dhe qëllim i Qeverisë. Korridoret 8 dhe 10 janë strategjike për Maqedoninë si vend në shumë aspekte dhe për këtë arsye janë prioriteti ynë më i lartë - tha sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë inspektimit të aktiviteteve për ndërtimin e autostradës Gostivar - Bukojçan.
_Jri3BQOCT/placeholder.webp?use_watermark=1)
"Ndërtimi i autostradës, modernizimi i hekurudhës, hekurudha e shpejtë në Korridorin 10, lidhja energjetike përmes largpërçuesve, si dhe intensivisht po ndëtohet gazsjellësi me Greqinë. Këtë javë po fillojmë me shpalljen e tenderit për gazsjellësin me Serbinë, të gjitha mendimet për këtë tubacion tashmë janë marrë, ndërsa në funksion është edhe naftësjellësi nga porti i Selanikut deri në Shkup. Kur kjo të përfundojë, atëherë mund të themi se jemi një qendër rajonale - tha Mickoski.
_3zIgA1aV9/placeholder.webp?use_watermark=1)
Ai paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë këto projekte dhe se pret që shumë shpejt do të mund të vihet në funksion pjesa e mbetur e autostradës Kërçovë me Ohër, por njëkohësisht edhe gazsjellësi me Greqinë, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Në autostradën Gostivar – Bukojçan, e cila është pjesë e pakos së rrugëve që po ndërtohen nga kompania "Behtel dhe Enka", po punohet në 11 kilometra nga gjithsej 31 të planifikuara. ls/
Foto: MIA