• петок, 15 мај 2026

Mickoski: Inflacioni është dyfish më i ulët nga ai në kohën e qeverisë së kaluar, madje edhe në kushte kaq sfiduese

Mickoski: Inflacioni është dyfish më i ulët nga ai në kohën e qeverisë së kaluar, madje edhe në kushte kaq sfiduese

Shkup, 13 maj 2026 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është e zakonshme që në këtë periudhë të fillojë procedura për rishikimin e Buxhetit, ndërsa vlerëson edhe se Qeveria me sukses përballet me krizën sepse inflacioni është dyfish më i ulët në krahasim me periudhën e qeverisë paraprake. 

“Është e zakonshme që në qershor të fillojnë procedurat për rishikimin e Buxhetit dhe në korrik të miratohet. Ashtu ishte edhe në vitin 2024 dhe 2025, ndërsa deri në fund të vitit do të kemi edhe një shpërndarje të mjeteve për Buxhetin në nëntor, kjo është procedurë e zakonshme e cila zgjat”, deklaroi sot Mickoski në pyetjen e gazetarëve. 

I pyetur për projeksionet për inflacionin Mickoski theksoi se duhet të zbatohen gjëra të krahasueshme dhe se “tani ka inflacion dyfish më të vogël nga ai në kohën e qeverisë së kaluar, siç theksoi, “madje edhe në kushte kaq sfiduese”. 

“Inflacioni po rritet kudo në botë, por ajo që është e rëndësishme për ne është se nëse e krahasojmë situatën e sotme me situatën në vitin 2022, gjatë së njëjtës periudhë kur ndodhën krizat - muajt mars, prill dhe maj, do të vini re se ishte dy herë më i lartë atëherë sesa është tani, dhe ky është suksesi i menaxhimit të krizave. Nëse do të ishte dy herë më i lartë tani sesa ishte atëherë, atëherë do të thoshim se kjo Qeveri ka dështuar. Duhet të krahasojmë gjëra të krahasueshme. Nëse krahasojmë marsin, prillin dhe majin e vitit 2022, me marsin, prillin dhe majin e vitit 2026, të gjithë ekspertët përkatës do t'ju thonë se kjo krizë energjetike është më e madhe se ajo e vitit 2022 dhe dy krizat energjetike të viteve 1970 së bashku. Megjithatë, si Qeveri, arrijmë të kemi gjysmën e normës së inflacionit që kishte qeveria e mëparshme, edhe në kushte kaq sfiduese. Dhe sipas FMN-së, jo sipas Qeverisë, masat e aplikuara nga kjo Qeveri janë të tretat në Evropë për sa i përket përqindjes së PBB-së, krahasuar me të gjitha vendet. Atëherë ishim në fund, tani jemi në tre vendet e para dhe ky është një ndryshim empirik”, deklaroi Mickoski, i cili mori pjesë në vënien në punë të një pjese të rindërtuar të SPQ “8 Shtatori”.

Në lidhje me mundësinë për heqjen e blloqeve tarifore për konsumin e energjisë elektrike që në qëndrim personal e ndau kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Aco Ristov dhe ndikimin e faturave, kryeministri Mickoski i dërgoi përgjigje KRRE-së, duke theksuar se “në pjesën e cila varet nga Qeveria dhe kompanitë ku është pronar dominues, do të ketë rritje si edhe gjatë dy viteve të kaluara”. fc/

Foto: MIA

 

Остани поврзан