Mickoski: Inflacioni ka rënë nën 3 për qind, duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur stabilitetin e çmimeve
- Kryeministri Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Qeveria po e ndjek situatën me inflacionin dhe cili është qëndrimi i tij për zhvillimet aktuale, deklaroi se inflacioni ka rënë nën tre për qind dhe se duhet të bëhet gjithçka për të ruajtur stabilitetin e çmimeve.
Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Qeveria po e ndjek situatën me inflacionin dhe cili është qëndrimi i tij për zhvillimet aktuale, deklaroi se inflacioni ka rënë nën tre për qind dhe se duhet të bëhet gjithçka për të ruajtur stabilitetin e çmimeve.
“Gjatë ditës së djeshme Enti Shtetëror i Statistikës i Maqedonisë së Veriut publikoi shpenzimet e jetesës për muajin shkurt 2026. Unë këtë e kam paralajmëruar disa herë në deklaratat e mia, por ja që dje u konfirmua se inflacioni ka rënë nën 3 për qind, përkatësisht është 2,9 për qind. Dhe përsëri është më i ulëti në rajon, do të thosha ndër më të ulëtit, nëse merret parasysh se në Greqi është 3 për qind, në Bullgari është 3,5 për qind, në Kosovë, të themi për muajin janar, për shkurt nuk ka të dhëna, është 5,8 për qind, në Kroaci tashmë ka shkuar mbi 3,8 për qind, në Sllovaki është 4 për qind, ndërsa në Rumani është 9 e ca për qind. Kështu që të gjitha ato politika për të cilat kërkuam durim, ngadalë por me siguri po japin rezultat", tha Mickoski pas mbykëqyrjes së ndërtimit të stacionit të pastrimit në vendbanimin Kuçevishka Bara, Komuna e Çuçer Sandevës.
Ai shpreson që pas atij takimi pret që do të kemi takim nesër me distributorët dhe me zinxhirët e marketeve, ta ruajmë këtë gjendje dhe ky trend të vazhdojë të ulet.
Mendoj se nuk ka një sfidë më të madhe për të gjithë ne sesa të ruajmë standardin e qytetarëve. Ndoshta nuk është mjaftueshëm, duke marrë parasysh kujtesën e keqe kolektive nga e kaluara, por ja që brenda jo më shumë se 2 vite u përpoqëm të stabilizohemi, të ngrihemi në këmbë, të arrijmë një gjendje neutrale, një zero, që më pas të mund të udhëheqim politika zhvillimi dhe politika ashtu siç meritojnë qytetarët. Të gjithë parametrat e ekonomisë tashmë e tregojnë këtë. Nëse më pyetni për mendimin tim, mendoj se duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur stabilitetin e çmimeve, duke pasur parasysh edhe faktin se çmimet me pakicë janë rritur 1,6 për qind, që është nën 2 për qind, 1,5 për qind. Këtu përfshihen ato çmime të ushqimeve të përpunuara, siç i quajnë, por edhe ushqimet normale, këtu janë perimet, frutat dhe të tjerat, si dhe shërbimet", tha Mickoski.
U shpreh i kënaqur me gjendjen e inflacionit bazë, të cilin kemi arritur ta stabilizojmë, dhe tani duhet të vazhdojmë edhe më tej të lëvizim brenda kësaj shkalle.
Mendoj se këtë vit do të lëvizim midis 2 dhe 3 për qind, përveç nëse ndodh diçka e paparashikuar ndërsa nuk varet nga ne. Nëse ajo që ndodh në Gjirin zgjat, dhe nëse zgjat në drejtim që të shkaktojë pasoja për njerëzimin dhe botën, atëherë këto janë gjëra që nuk varen nga ne. Por, ajo që varet nga ne si Qeveri, ne e ndjekim, ndërmarrim masa, jemi proaktivë, e kontrollojmë dhe nuk lejojmë luhatje që do të ishin në dëm të qytetarëve”, potencoi kryeministri Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Foto: Qeveria