Mickoski ia uroi fitoren Magjarit, pret mbështetje në procesin eurointegrues
- Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski nuk pret ndryshim në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Hungarisë pas zgjedhjeve atje dhe fitores së Tisës dhe Petar Magjarit.
Shkup, 14 prill 2026 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski nuk pret ndryshim në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Hungarisë pas zgjedhjeve atje dhe fitores së Tisës dhe Petar Magjarit.
"Nëse më pyesni nëse pres ndryshim në marrëdhëniet - jo, absolutisht nuk pres", deklaroi sot kryeministri Mickoski pas shënimit të Ditës së Drejtorisë së doganave.
Kryeministri e uroi kryeministrin e sapozgjedhur hungarez, Petar Magjar, nga i cili, tha, pret politika evropiane dhe mbështetje të pakompromis në procesin eurointegrues të Maqedonisë. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Mickoski theksoi se kanë pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të afërt dhe të drejtpërdrejtë me ish-kryeministrin hungarez, Viktor Orban, por se vullneti i popullit hungarez ishte i qartë.
Por, vullneti i qytetarëve në Hungari është i qartë dhe në atë mënyrë zotëri Petar Magjar e fitoi mbështetjen e qytetarëve hungarezë. Politikat që i udhëheqë ai pret të jenë evropiane, integruese dhe pres mbështetje pa kompromis për integrimin e rajonit, përfshirë edhe shtetit tonë në kuadër të Bashkimit Evropian, tha Mickoski.
Politikat specifike, përfshirë edhe çështjen me ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, tha se janë vendime të qeverisë hungareze.
Ai përkujtoi se ekstradimi për Gruevskin ishte kërkuar që në vitin 2018, ndërsa është refuzuar në vitin 2019 nga ana e autoriteteve hungareze.
"Nga ajo që jam i njoftuar është se ekziston procedurë nëse personi ka të drejtë azili për disa shkaqe të caktuara", tha Mickoski dhe për më shumë hollësi e ceki Ministrinë e Drejtësisë.
E përkujtoi aktvendimin fuqiplotë për ish-kryeministrin, me të cilin i është caktuar dënimi me burg, ndërkaq nëse do të kthehet dhe kur do të kthehet, tha se nuk ka pritje të tilla.
"Unë nuk kam asnjë pritje, por nëse Nikolla Gruevski paraqitet në Maqedoni, ai ka aktvendim fuqiplotë dhe menjëherë pas paraqitjes së tij në shtet, organet e rendit do ta sigurojnë dhe do ta nisin në mbajtje të dënimit me burg, që është në pajtim me vendimin fuqiplotë. Normalisht, secili person ka të drejtë t'i shfrytëzojë institucionet dhe të drejtat e veta për t'u ankuar. Por ne si Qeveri kemi para nesh aktvendim fuqiplotë, me të cilin personi udhëzohet për mbajtje të dënimit me burg, ndërsa nëse do të kthehet dhe kur do të kthehet, nuk kam pritje të tilla", deklaroi Mickoski.
Në pyetjen nëse është rrezikuar kredia që Maqedonia e mori nga Hungaria, kryeminisri potencoi se bëhet fjalë për marrëveshje dhe se ndryshimet e njëanshme janë të pamundura. Marrëveshja është me Eksim nakën, jo me qeverinë, sqaroi ai.
"Unë nuk pres absolutisht kurfarë ndryshimesh sepse marrëveshja është marrëveshje dhe duhet të respektohet njejtë siç ne respektojmë shumë marrëveshje që janë bërë në të kaluarën, ndërkaq ndoshta nuk na pëlqejnë, por kjo është kjo, realiteti është i tillë", tha Mickoski.
Lidhur me komentet e LSDM-së, Mickoski tha se partia simotër e LSDM-së realizoi rezultat të tillë që nuk fitoi deputet në kuadër të parlamentit hungarez, ndërsa LSDM të njejtat këto "suksese", tha, i pati në skenën politike në vitet e kaluara, duke i cekur humbjet në të gjitha zgjedhjet në vend prej vitit 2021, e deri në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Partia opozitare, tha kryeministri, në vend se t'i përkushtohet radhëve të veta, shohim se në bazë ditore ka anëtarë të lartë të cilët janë të pakënaqur nga kjo PR-strategji "LSDM në vendin e gënjeshtrave", që LSDM e reflekton çdo ditë. ab/
Foto: МIА