Mickoski: Gjendja energjetike është stabile, janë siguruar thëngjill, gaz dhe import i rrymës
- Kryeministri Hristian Mickoski sot në Kuvend deklaroi se gjendja energjetike në vend është stabile, edhe përkundër, siç tha, krizës më të madhe globale energjetike në dekadat e fundit.
Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot në Kuvend deklaroi se gjendja energjetike në vend është stabile, edhe përkundër, siç tha krizës më të madhe globale energjetike në dekadat e fundit.
Në përgjigje të pyetjes nga deputetja Silvana Angelevska nga VMRO-DPMNE se si e vlerëson gjendjen me energjetikën në vend, Mickoski informoi se për momentin ka përafërsisht 165.000 tonë thëngjill, ndërsa hidroakumulimet janë të mbushura me pothuajse 40 për qind të kapacitetit. Sipas tij, janë siguruar edhe sasitë e nevojshme të gazit deri në fund të prillit, të domsodoshme për ngrohje të Shkupit.
Ai theksoi se SHA EMV në orët e natës eksporton energji elektrikë në vlerë prej 100.000 deri 150.000 euro në ditë, që në nivel mujor sjellë mes 6 dhe 9 milionë euro, varësisht nga çmimet në bursa.
Mickoski vlerësoi se shteti "jo vetëm që është stabil, por edhe eksporton stabilitet në rajon" duke cekur se Maqedonia në kushte të krizës furnizon disa aeroporte të huaja me kerozinë.
"Madje edhe në kushte të krizës epike furnizojmë disa aeroporte me kerozinë. Paramendoni, nëse tnai sjellim vendim për ndalesë eksporti, ato aeroporte do të duhet të furnizohen me çmime tët jera, dukshëm më të larta. Kjo drejtpërdrejtë do të ndikojë në biletat e aeroplanit, të shpenzimeve të transportit dhe të inflacionit në ato shtete", tha kryeministri.
Ai paralajmëroi se në samitin BE - Ballkani Perëndimor në qershor do t'i rpezantojë planet për integrimin rajonal energjetik duke cekur se rrjetet përçuese elektrike, largpërçuesit dhe interkonektorët e gaut nuk njohin kufij dhe tashmë funksionojnë në kuadërtë sistemit evropian.
"Nevojitet në mënyrë rajonale të orrganizohemi sepse rrjetet përçuese, largpërçuesit, interkonektorët e gazit dhe naftëpërçuesit nuk kanë shengen. Nuk njohin kufij. Ato janë të integruara në sistemin evropian. Atje nuk ka negociata dhe ndryshime kushtetuese, atje vetëm integrohemi", tha Mickoski.
Si mundësi potenciale ai e ceki vlerësimin e Agjencisë botërore energjetike në dekadën e ardhshme globalisht do të mungojnë 40.000 TW kapacitet i ri i instaluar, dhe vlerësoi se nëse rajoni tërheqë vetëm 0,01 % të atyre investimeve, kjo do të thoshte 4.000 BW kapacitete të reja apo 400 miliardë dollarë në vit. ab/
foto: printskrin