Mickoski: Gjendja e sigurisë në vend është stabile
- Gjendja e sigurisë në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve, për atë se cila është gjendja e sigurisë duke pasur parasysh ngjarjet në Lindjen e Mesme.
Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Gjendja e sigurisë në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve, për atë se cila është gjendja e sigurisë duke pasur parasysh ngjarjet në Lindjen e Mesme.
"Gjendja e sigurisë është stabile, pa pasur lëkundje të caktuara, e kemi absolutisht nën kontroll gjendjen e sigurisë. Kuptohet sfida ka dhe do të ketë, kjo është materie e gjallë dhe dinamike, por ne jemi këtu që ta përcjellim dhe të reagojmë nëse ka nevojë për këtë", deklaroi Mickoski.
Kryeministri sot ishte në kazermën "Strasho Pinxhur" në lagjen Petrovec të Shkupit ku janë prezantuar 17 automjete të lehta blinduese "strajker" (stryker), të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në prezantim ishin ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, zëvendës-shefja e Misionit të Ambasadës Amerikane, Nikol Varnes, si dhe komandantët e Komandës së operacioneve dhe Brigadës së parë të këmbësorisë. mb/
Foto: MIA