• сабота, 16 мај 2026

Mickoski: Fetai do të kthehet në Bruksel, rikonstruimi do të jetë në fund të majit ose qershor, janë të mundshme rotacione të dikastereve

Mickoski: Fetai do të kthehet në Bruksel, rikonstruimi do të jetë në fund të majit ose qershor, janë të mundshme rotacione të dikastereve

Shkup, 23 prill 2026 (MIA) – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot konfirmoi se Arben Fetai më nuk do të jetë ministër i Qeverisjes së Mirë dhe Transparencës dhe përsëriti se rikonstruimi i Qeverisë do të ndodhë në fund të majit ose fillim të qershorit dhe paralajmëroi rotacion të mundshëm të dikastereve. 

"Unë dhe ai biseduam personalisht. Dhe ai personalisht më tha se në të ardhmen nuk do të shihet më në Qeverinë, të cilën unë e drejtoj. Kjo ndodhi ndoshta disa javë më parë. Ai tha se do të kthehej në Bruksel, duke marrë parasysh arsimimin e tij, përvojën brenda institucioneve në Bruksel, mendoj se do të ishte një mundësi e mirë për të që të jetë një lloj i dërguari special në kuadër të Parlamentit Evropian, administratës së Brukselit", tha Mickoski në një intervistë për ‘Tema e ditës’ në TV Sitel. Ai shtoi se mendimi i përbashkët ishte se shteti duhet të përdorë kontaktet dhe njohuritë e tij në Bruksel.

Në lidhje me rikonstruimin, kryeministri Mickoski tha se ende është i përqendruar në organizimin e brendshëm të VMRO-DPMNE-së, ndërsa se ndryshimet në Qeveri do të ndodhnin në gjysmën e dytë të majit ose fillimit të qershorit. Paralajmëroi ndryshim të mundshëm të dikastereve dhe emra të caktuar në përbërjen e ardhshme qeveritare. 

"Po e analizoj situatën, por tani jam i përqendruar në atë që quhet organizim i brendshëm brenda vetë VMRO-DPMNE-së. Ajo që e shpalla në kongres është se gjatë muajit prill, më së voni në gjysmën e parë të majit, qëllimi im është të përfundoj strukturën brenda VMRO-DPMNE-së. Dhe nga le të themi gjysma e dytë e majit - qershor, së bashku me partnerët e koalicionit, të bëjmë një zhvendosje, nëse e shohim se është e nevojshme, ndryshojmë dikastere të caktuara, emra të caktuar, i rrotullojmë. Kjo duhet të jetë një qasje më holistike. Por, në këtë moment, unë vetëm po e analizoj këtë temë, nuk mund të them se kam ndonjë përfundim, por se do të ketë ndryshime, ky është një fakt, do të ketë ndryshime", tha Mickoski. fc/

Foto: Printskrin

 

 

Остани поврзан