Mickoski e zbuloi përmendoren e heronjve maqedonas nga Tumineci, Prespa dhe Prespa e Vogël
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot ishte mes maqedonasve nga Tumineci, Prespa dhe Prespa e Vogël, ku mori pjesë në inaugurimin e një monumenti kushtuar heronjve maqedonas të Luftës së Dytë Botërore.
Shkup, 10 maj 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot ishte mes maqedonasve nga Tumineci, Prespa dhe Prespa e Vogël, ku mori pjesë në inaugurimin e një monumenti kushtuar heronjve maqedonas të Luftës së Dytë Botërore.

"Maqedonisë sot më shumë se gjithçka i nevojitet unitet. Do të baskohemi rreth interesave kombëtare. Rreth ardhmërisë së fëmijëve tanë. Rreth respektit ndaj historisë dhe dinjitetit të popullit. paraardhësit tanë nulk janë ndarë kur e kanë mbrojtur lirinë. Nuk kanë pyetur se kush prej nga është, as kush kujt i takon. Të gjithë qëndronin nën një emër - Maqedonia", tha Mickoski.

Komuniteti maqedonas në Shqipëri, tha ai, janë pjesë e pandashme të trungut kombëtar maqedonas dhe njëkohësisht qytetarë besnikë të shtetit shqiptar.
Ai u përqëndrua edhe te rëndësia e ruajtjes së identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës maqedonase, duke theksuar se populli maqedonas ka arritur të ruajë vazhdimësinë e tij pavarësisht sfidave historike, ndërsa ndarjet politike nuk duhet të pengojnë interesin kombëtar dhe të ardhmen e gjeneratave të reja.

Sot maqedonasit nga Prespa e Vogël, në Tuminec organizuan solemnitet për nder të heronjve nga ky rajon. bsh/
Foto: Hristijan Mickoski/Fejsbuk