Mickoski: Duke nderuar Goce Dellçevin tregojmë se si Qeveri bëjmë gjithçka për idealet e tij për një Maqedoni të pavarur
- Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë, Dimovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, në emër të Qeverisë bënë homazhe për sakrificën e heroit maqedonas Goce Dellçev.
Shkup, 4 maj 2026 (MIA)- Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë, Dimovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, në emër të Qeverisë bënë homazhe për sakrificën e heroit maqedonas Goce Dellçev.
“Në këtë mënyrë duam të tregojmë se si Qeveri do të bëjmë gjithçka që idealet e tij, luftën e tij për një Maqedoni të pavarur për popullin maqedonas. Por edhe për të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni, të mbetet e përjetshme, të kujtojmë figurën dhe veprën e tij dhe në këtë mënyrë ajo të përcillet edhe te gjeneratat që vijnë pas nesh, sepse vlerat në të cilat ka besuar vigani ynë Goce Dellçev, për fat të keq, edhe sot disa vende anëtare të BE-së ende nuk i respektojnë”, ka thënë Mickoski.
Jo vetëm që nuk i respektojnë, por as nuk i zbatojnë. Ai ishte përpara kohës së tij dhe si i tillë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe identitetin maqedonas, tha ai.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe çdo vit në këtë ditë edhe qeveritë e ardhshme të vazhdojnë të përkujtojnë figurën dhe veprën e Goce Dellçevit”, ka thënë Mickoski.