Mickoski: Do të vazhdojmë me politika të qëndrueshme dhe mbrojtje të standardit të qytetarëve
- – Në këtë moment nuk mendojmë për uljen e TVSH-së për karburantin dizel, ndërsa po negociojmë me OKTA-n për vazhdimin e lirimit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Shkup, 29 prill 2026 (MIA) – Në këtë moment nuk mendojmë për uljen e TVSH-së për karburantin dizel, ndërsa po negociojmë me OKTA-n për vazhdimin e lirimit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve Mickoski shtoi se akcizat mbeten të njëjta dhe se Qeveria do të sjellë vendim në bazë të çmimit mesatar të benzinave dhe dizelit në gjysmën e dytë të këtij muaji.
“Nafta tashmë ishte mbi 1200 dollarë për ton, që do të thotë se ato 4 denarë do të mbeten. Nafta pa plumb ishte nën 1200 dollarë për ton, dhe ishte dy denarë, por pres që tani të shkojë mbi 1200, kështu që do të kemi përsëri akcizë të ulur prej 4 denarë për litër”, tha Mickoski, pas seancës së Komitetit të Investimeve Publike.
Duke folur për çmimet e karburanteve në rajon, si dhe se “buxheti në Serbi po shembet” tha se ne nuk jemi në gjendje të tillë për shkak, siç theksoi, politikave të qëndrueshme të cilat i udhëheq Qeveria.
“Do të vazhdojmë edhe më tutje me politika të qëndrueshme dhe mbrojtje të standardit të qytetarëve”, tha Mickoski.
Ai iu referua tabelës së publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, e cila, theksoi ai, tregon se si vend jemi i treti në Evropë që ka zbatuar masa për t'u përballur me krizën si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo, theksoi ai, është një tregues se si rezultat i asaj politike aktive dhe masave të fuqishme që kemi zbatuar, qytetarët në Maqedoni paguajnë karburantet më të lira, si naftën ashtu edhe benzinën.
“Do të vazhdojmë në atë drejtim edhe në periudhën e ardhshme. Është e vërtetë që kjo ka implikime për Buxhetin, asgjë nuk mund të jetë falas, por është e rëndësishme që e kemi ruajtur standardin e qytetarëve. Nëse krahasohet me vitin e krizës 2022, kur kishim inflacion dyshifror, tani inflacioni në mars dhe prill po lëviz në nivelet e pritura - nën pesë për qind. Le të shohim se si do të jetë në prill, duke marrë parasysh që në mars dhe prill zbatuam masa, kur promovuam shportat fetare, kështu që pres që do të kemi strukturë mjaft të qëndrueshme më tej në maj”, deklaroi Mickoski.
Ai shtoi se ende ka presion nga qytetarët e vendeve fqinje për të blerë karburant, i cili është rritur me 30 për qind, dhe se aeroportet rajonale ende furnizohen me vajguri nga vendi ynë. Ne nuk kemi ndërmend të ndalemi dhe të vendosim ndalesë, siç kanë bërë disa vende tashmë. Ne nuk kemi ndërhyrë me rezervat shtetërore, po luftojmë për të ruajtur standardin në këto dy muaj, pavarësisht këtyre sfidave të mëdha që kemi, dhe do të thoja krizës më të madhe energjetike në histori, e cila për nga shkalla e saj është e krahasueshme me atë të viteve 1970 dhe atë të vitit 2022. Megjithatë, ne po tregojmë qëndrueshmëri dhe do të vazhdojmë të luftojmë”, tha Mickoski.
Sipas tij, tremujori i parë në pagesën e tatimeve është solid. Ka, siç tha, rritje të tatimit të fitimit dhe tatimit personal të të ardhurave me përqindje dyshifrore në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa te tatimi i vlerës së shtuar është njëshifrore, prej 5,5 deri 6 për qind.
Mickoski foli për të dhënat për realizimin e Buxhetit deri më 27 prill, sipas të cilave realizimi te të ardhurat e parapara është 29 për qind, 33 për qind është te shpenzimet dhe rreth 35 për qind te investimet kapitale.
“Çdo gjë ka lidhjen e vet dhe për momentin nuk kemi vend për panik. Qytetarët mund të jenë të sigurt, ka dikë që të mendojë dhe të udhëheqë politika të qëndrueshme. Në këtë moment, Maqedonia nuk është më një vend që gjunjëzohet, por përkundrazi pasqyron stabilitetin në rajon dhe ne do të vazhdojmë kështu”, deklaroi Mickoski. fc/
Foto: MIA