• сабота, 16 мај 2026

Mickoski: Brukseli këto ditë do të kumtojë se nga të fundit në rajon, tani jemi krah për krahu me Malin e Zi

Mickoski: Brukseli këto ditë do të kumtojë se nga të fundit në rajon, tani jemi krah për krahu me Malin e Zi

Shkup, 30 prill 2026 (MIA) - Nga Brukseli shumë shpejtë do të vijë informata se nga të fundit në rajon, tani jemi krah për krahu me Malin e Zi. Me sukses janë përfunduar 16 apo 17 nga 22 indikatorë për periudhën raportuese, e cila përfundoi nga fundi i vitit 2025. Ajo informatë do të vijë këto ditë dhe i paralajmëroj në LSDM për konferencat për shtyp që i bëjnë dhe, thënë popullorçe, të mos vrapojnë si kërriçi para gomarit, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski i pyetur nga deputeti Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE se si i komenton akuzat nga partia opozitare se në mënyrë të pamjaftueshme po realizohet agjenda reformuese.

Mickoski theksoi se në fund të qershorit përfundon grejs-periudha për ata indikatorë që duhej të përfundonin përfundimisht me qershorin 2025 dhe se nga 12, të cilat janë në grejs-periudhë, kanë mbetur dhjetë dhe deri në qershor duhet të përfundohen.

Ai në mbledhjen për pyetje të deputetëve në hollësi i sqaroi fazat nga realizimi i indikatorëve. Indikatori i parë, që duhet të përfundohet në pjesën e energjetikës, është shteti tashmë të mos marrë pjesë me sasinë e përgjithshme të energjisë elektrike në tenderin që furnizuesi, tani njëherë në vit, në pajtim me vendimet e reja të KRRE-së, e publikon në mënrë që të mund t'i furnizojë qytetarët.

Tha se në Ministrinë e Energjetikës po punohet në përfundimin e akteve nënligjore së bashku me ekspertë të rekomanduar nga Komisioni evropian, me qëllim që të bëhet funksional Ligji i miratuar për energjetikë.

Indikatori i tretë janë ligjet nga pjesa ekonomike e Qeverisë, theksoi se këtu ka ligj të miratuar para rreth dhjetë vitesh dhe se Minsitria e Financave ka vepruar në pajtim me rekomandimet nga zyra e Komisionit evropian.

Indikatori i katërt është i lidhur me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe ajo punon me ekspertë të jashtëm dhe pres deri në fund të kësaj grejs-periudhe edhe ai indiaktor të prëfundohet. Praktikisht, ajo është të formohet një rergjistër i caktuar i personave juridikë, ku shteti është tërësisht apo pjesërisht pjesëmarrës në strukturën pronësore. Pres MEP ta përfundojë atë, informoi Mickoski.

Duke kumtuar për indikatorin e pestë, tha se edhe krahas asaj që kaloi Ligji për Këshillin gjyqësor, "ka disa vërejtje të lehta" për të cilat konsideron se janë të pranueshme dhe ato shumë shpejtë, tha, do të n]gjenden para deputetëve për miratim.

Shtoi se me sindikatat është nënshkruar marrëveshje për rritje të rrogave të tyre, me çka, siç tha, "praktikisht edhe atë pjesë të indiaktorit arritëm ta tejkalojmë dhe ta përfundojmë". ab/

Foto: printskrin

Остани поврзан