• вторник, 16 декември 2025

Micevski: VMRO-DPMNE-ja së bashku me deputetë nga koalicioni parashtroi "Rezolutën për dënimin e manipulimeve të opozitës dhe për konfirmimin e politikave kundër migracionit të paligjshëm"

Micevski: VMRO-DPMNE-ja së bashku me deputetë nga koalicioni parashtroi

Shkup, 15 dhjetor 2025 (MIA) - VMRO-DPMNE-ja së bashku me deputetët nga koalicioni VLEN dhe nga ZNAM ka përgatitur dhe parashtruar Rezolutën për dënimin e manipulimeve të opozitës dhe për konfirmimin e politikave kundër migracionit ilegal, e përbërë nga nëntë pika me të cilën njëherë e përgjithmonë vendoset fundi i temës manipuluese me migrantët, deklaroi Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së. 

Me Rezolutën, siç theksoi, dënohet çdo sjellje manipuluese dhe përcaktohet se i jepet fund të gjitha spekulimeve dhe manipulimeve të rreme lidhur me pranimin e supozuar të migrantëve dhe ndërtimin e kampeve për migrantët në vend, dhe me të cilën përcaktohet qartësisht dhe në mënyrë të pakundërshtueshme kuadri i politikës për migrantët. 

"Pas përhapjeve të lajmeve të rreme, të pavërtetave dhe manipulimeve nga ana e LSDM-së, VMRO-DPMNE-ja si parti shtetndërtuese, përgatiti një rezolutë me të cilën vendosim njëherë e përgjithmonë pikën mbi temën e trilluar për migrantët nga LSDM-ja. Me këtë Rezolutë konfirmojmë se Qeveria dhe Kuvendi kurrë nuk do të lejojnë negociatat për migrantët. Qytetarët të jetë të qetë, VMRO-DPMNE-ja kujdeset për sigurinë e popullit", deklaroi Micevski. 

Rezoluta, siç sqaroi Micevski, është parashtruar sot dhe pritet që tashmë nesër të jetë në rend dite. qa/ 

Остани поврзан