• сабота, 22 февруари 2025
MIA Paralajmërime-MKD

13 shkurt 2025

Shkup - Seanca e Komisionit kuvendor për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike. (Salla Boris Trajkovski/10:30)

Shkup - Seanca e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. (Salla e Komisionit Kushtetues/11:00)

Shkup - Seanca e Komisionit kuvendor për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor. (Salla 6/11:00)

Shkup - Seanca e Komisionit kuvendor Legjislativ dhe Juridik. (Dhoma 6/11:30)

Shkup - Përfaqësuesit e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë do të takohen me kryetarin e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, Dimitar Apasiev. (Kuvendi, Zyra 241/13:00)

Bruksel - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski do të marrë pjesë në takimet e Këshillit Veriatlantik të NATO-s, në nivel të ministrave të mbrojtjes.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska do të mbajë fjalim në hapjen e "Inovatoriumit - Klubi i njohurive dhe aftësive të avancuara", projekt digjital që Titan-Usje e realizon së bashku me Fakultetin Teknologjik dhe Metalurgjik në Shkup. (Hapësirat e Titan-Usje/11:00)

Manastir - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski do të takohet me fermerët. (Hapësirat i Komunës së Manastirit/11:30)

Gjevgjeli - Drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, do të japin deklaratë për rastin në të cilin është konfiskuar sasi e madhe e marijuanës. (Vendkalimi kufitar Bogorodicë/11:00)

Shkup - Instituti Francez në Shkup dhe Fakulteti për Informatikë dhe Teknologji Kompjuterike organizojnë debat "Inteligjenca artificiale dhe kultura: revolucion apo evolucion?", në kuadër të edicionit të 10-të të manifestimit ndërkombëtar "Nata e ideve". (Europe House Shkup/19:00)

Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, do t'i dorëzojë pajisje sportive SHMK-së "Kiril Pejçinoviq". (Hapësirat e shkollës/10:00)

Shkup - Prezantimi i parë në kuadër të fushatës kombëtare "Ndryshimi pozitiv" i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. (Komuna e Çairit)

_______________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

Тагови

Остани поврзан