• сабота, 22 февруари 2025
MIA Paralajmërime (PLT)

21 shkurt 2025 

Shkup – Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovsa – Davkova do ta vizitojë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. (ASHAM/13:00)

Shkup – Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do ta vizitojnë vendkalimin kufitar “Bllacë” lidhur me zbatimin e kontrollit të vetëm të përbashkët të udhëtarëve dhe mallrave, sistemit „One Stop Shop“ (VK Bllacë/ 13:00)

Shkup – Tribunë publike për ndryshimet në Ligjin e Sigurisë në Komunikacionin e Rrugëve dhe Ligjit për Kundërvajtje për Projektin “Qyteti i sigurt”. Deklarata për mediat do të japin ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ministri i Drejtësisë Igor Fillkov dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend Armen Grigorian (Holidej In, salla Milenium 1/ 11:00)

Shkup – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti do të marrë pjesë në fillimin e realizimit të rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Nexhat Agolli” (ish rruga “Kovaçka” në komunën Çair (Parkingu te Gjinekologjia Çair/11:00)

Shkup - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillimin dhe Promovimin e Arsimit në Gjuhët e Pjesëtarëve të Bashkësive dhe Drejtorinë për Afirmimin dhe Promovimin e Kulturës së Pjesëtarëve të Bashkësive, organizon manifestim në të cilin do të marrin pjesë nxënësit që kanë fituar çmimet nga konkursi i shpallur me shkrim për dorëzimin e punimeve në gjuhën e tyre amtare. (Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive/12:00)

Shkup – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do ta mbajë mbledhjen e 15-të (https://zoom.us/j/99288720851?pwd=73Ykn73BpAyWILmSl667FUaNQ5VrPg.1 / Meeting ID: 992 8872 0851 / Passcode: 916350 / 10:00)

Shkup- “Ditët e Miqësisë së gazetarëve” organizuar nga organizatat joqeveritare Ress Egnatia dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me lokacion në Tiranë, Shqipëri. Forumi i parë do të jetë me temë: “Dezinformimi një rrezik në shtim për vendet e Ballkanit Perëndimor”, ndërsa forumi i dytë me temë: “Turizmi dhe media”. Fjalim rasti do të ketë edhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ndërsa më pas do të hapet edhe paneli i diskutimet me gazetarët e pranishëm. (“Inox Qendra” në Shkup/17:30)

Strumicë – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas do të takohet me kryetarin e Komunës Strumicë, Kostadin Kostadinov. (Salla komunale/12:30)

Shkup - Ambasadorja japoneze Secuko Kavahara do të nënshkruajë dy marrëveshje granti si pjesë e Programit të Granteve të Vogla GGP për nevojat themelore njerëzore dhe sigurinë njerëzore. (Ambientet e Ambasadës së Japonisë në QT Soravia në katin e 6-të / ora 11:00)

___________________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

Остани поврзан