9 maj 2026
Shkup - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut organizon ceremoni me rastin e 9 Majit - Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës, nën slloganin "Fitore, parime dhe vlera", në kuadër të së cilës Kryeministri, Hristijan Mickoski, do të vendosë lule para monumentit "Çlirimtarët e Shkupit" në oborrin e Qeverisë dhe do të drejtohet para të pranishmëve. (Para monumentit "Çlirimtarët e Shkupit" në oborrin e Qeverisë / 10:30)
Shkup – Një delegacion i Kuvendit, i udhëhequr nga nënkryetari Antonio Milloshoski, në përbërje të Emilija Angelova dhe Sanja Lukarevska, me rastin e 9 Majit – Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës, do të vendosë lule te monumenti “Çlirimtarët e Shkupit” në oborrin e Qeverisë. (11:15)
Shkup – Kryetari LSDM-së, Venko Filipçe, do të marrë pjesë në shënimin e Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës (pllatoja para Qeverisë / 10:30), do të vendosë lule para monumentit “Çlirimtarët e Shkupit” (11:15) dhe do të japë deklaratë për media.
Shkup – Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, me rastin e Ditës së Evropës – 9 Maj, organizon ngjarje nën sloganin “Evropa jonë. Më të fortë së bashku” (Skena verore “Guaca” në Parkun e Qytetit / 11:00 – 18:00). Fjalim zyrtar do të mbajë ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas (“Guaca” / 12:00). Janë paralajmëruar edhe deklarata nga ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, dhe kryetari i Shkup, Orce Gjorgjievski, pas fjalimit zyrtar në ngjarje.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska do të marrë pjesë në konferencë shkencore “Krijo në shtëpi, shit në tregun global”, me të cilën do të shënohet hapja e Parkut Teknologjik - N99. (në haplsirat e UAE - FON Shkup / 13:00)
Shkup - Konferencë për shtyp e VLEN për Kongresin e Bashkimit. (QT “Mavrovasja“/15:30)
Shkup - Kongresi i Bashkimit i VLEN:
- regjistrimi i delegatëve /17.00-18.00
- pjesa solemne me fjalime /18:00
- deklarata nga liderët e VLEN-it/19:00
- pjesa e punës/19:15
Shkup - Konferencë për shtyp e Aleancës për Shqiptarët jme rastin e 9 Majit Ditës së Evropës. (Para Qeverisë / 11:30)
________________________________________________________________________
***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***