• сабота, 06 декември 2025
MIA Paralajmërime MKD

 6 dhjetor 2025

Doha - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi do të marrë pjesë në Forumin në Doha 2025.

Kavadar - VMRO-DPMNE do ta shënojë Kongresin e rregullt, nën moton "Vizion që ndërton shtet - për brezin që do të vijë 2030". (Kompleksi sportiv "Jasmin"/11:00, regjistrimi i gazetarëve nga ora 09:00 deri në 10:30)

Bukuresht - Manifestim me rastin e Ditës së gjuhës maqedonase në Rumani në organizim të Muzeut kombëtar të literaturës rumune në Bukuresht, së bashku me Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Rumani. (MKLR Bukuresht/18:00, ekspozitë e infografisë me titull "Makalo", nga dizajneri grafik dhe tipografi Lasko Xhurovski/19:00)

Tetovë - Garë ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit në organizim të Shoqatës së Bletarëve "Qyteti i Bletëve" - Tetovë, Shoqata e bletarëve të Prefekturës Tiranë, Shoqata e Mjaltit - Prishtinë, Shoqata e bletarëve Ulqin dhe Shoqata e Bletarëve Apikula - Bujanoc. (Fakulteti i Shkencave Teknologjike dhe Teknike - drejtimi Teknologji ushqimore pranë Universitetit në Tetovë)

_____________________________________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

Тагови

Остани поврзан