• среда, 26 февруари 2025
MIA Paralajmërime

26 shkurt 2025

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor. (Salla6/13:00)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe sport. (Salla 6/14:00)

Shkup - Seancë e Komisionit juridiko - ligjvënës. (Salla 6/14:30)

Negotinë - Kryeministri Hristijan Mickoski për vizitë në Negotinë. (Deklarata për media/12:15)

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska do të mbajë fjalim në një ngjarje ku do të prezantohen rezultatet e projektit "Skills4Justice", i cili trajton çështjet lidhur me migracionin dhe që zbatohet në kuadër të programit Horizont të Bashkimit Evropian. (Fakulteti Ekonomik pranë USHCM/11:00)

Shkup - Njëzet e një vjet nga vdekja e ish-presidentit Boris Trajkovski - vendosja e luleve në Alenë e kolosëve në varrezat e qytetit në Butel. (11:00)

Shkup - Seancë e Gjykatës Kushtetuese. (Gjykata Kushtetuese/9:30)

Shkup - Seancë e Këshillit Gjyqësor. (Këshilli Gjyqësor/10:00)

Shkup - Ambasada e Francës dhe Instituti francez në Shkup, ambasadat e Zvicrës, Rumanisë dhe Greqisë do të mbajnë konferencë për shtyp me rastin e shënimit të Frankofonisë 2025. (Europe House/11:30)

Manastir - Institucioni Publik Parku Kombëtar "Pelister"organizon debatin "Zgjidhjet parandaluese për përballimin e pasojave nga reshjet e borës, stuhitë dhe rivitalizimi i pyllit të vjetër me pisha në Parkun Kombëtar Pelister”. (h. Millenium/12:00)

Shkup - "Western Balkans Next Gen: Leading the Fight Against Corruptio" në organizim të Iniciativës Rajonale Kundër Antiorrupsionit (RAI), në partneritet me Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO). (Dhoma Publike /10:00)

Shkup - Instituti për Media dhe Analitikë IMA do të mbajë panel diskutim me temën "Përbalje me dezinformatat në rrjetet sociale - sfida dhe perspektiva". (h. Holidej In/12:00)

Shkup - ProCredit Bank do të prezantojë projektin e ri për mbështetjen e bizneseve të vogla, "ProCredit biznis akademi". (Forza Fusion Bar në rrugën "Shën Ciril dhe Metodi nr.3, përballë dejtorisë së Makpetrol/12:00)

__________________________________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

 

 

Остани поврзан