• петок, 20 март 2026
MIA Paralajmërime-MKD

26 shkurt 2026 

Shkup – Kuvendi do ta mbajë seancën e 86-të. (Salla "Maqedonia" / ora 11:00)

Shkup – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të zhvillojë një takim joformal me përfaqësues të mediave. (Salla e Komisionit Kushtetues / ora 10:30)

Budapest – Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshoski, do të marrë pjesë në konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, në organizim të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë.

Shkup – Seancë e Komisionit parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. (Salla “Boris Trajkovski” / ora 10:00)

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, do të jetë nikoqir i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman.

- mbërritja para hyrjes kryesore të Ministrisë (16:15)

- takim tet-a-tet mes dy ministrave (16:20–16:35)

- takim dypalësh mes delegacioneve të dy ministrive (16:45–17:25)

- konferencë për shtyp me mundësi për pyetje (nga dy pyetje për secilin ministër) (17:30–17:50)

Shkup – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, dhe ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, do të mbajnë fjalim në ngjarjen përmbyllëse të projektit "Mbështetja e BE-së për zhvillimin e kapaciteteve për siguri kibernetike në Maqedoninë e Veriut". (Ministria e Transformimit Digjital / 11:00, mbërritja e mediave / 10:45)

Shkup/Strumicë – Shënimi i 22-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Maqedonisë së Veriut Boris Trajkovski:

- delegacion i Kuvendit, i udhëhequr nga nënkryetarja Vesna Bendevska dhe Karolina Naskovska, do të vendosë lule në Alenë e kolosëve. (Varrezat e Qytetit "Butel" / 10:00)

- Komuna e Strumicës do të shënojë 22-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Maqedonisë së Veriut, Boris Trajkovski. (Para monumentit "Maqedonia" / 10:00)

Shkup – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, do ta presë presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Shkup – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të mbajë seancë publike. (KSHZ / 12:00, https://www.youtube.com/@secmk499/streams)

Shkup – Ngjarja përmbyllëse "Gjenerata e ardhshme kundër korrupsionit: të rinjtë si bartës të ndryshimeve", në organizim të Analitika think-tenk me mbështetje të Ambasadës së Kanadasë për Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi. (Hotel “Hilton” / 12:30)

_________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*
 
 

 

 

 

Остани поврзан